Fëmijët vazhdojnë të vdesin në Gaza ndërsa temperaturat e dimrit bien dhe shiu godet territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
Në Khan Younis të Gazës jugore, Mahmoud al-Fasih tha se e gjeti vajzën e tij të mitur, Sila, “të ngrirë nga të ftohtit” në çadrën e tyre të vogël pranë plazhit al-Mawasi, ku ata u zhvendosën nga qyteti i Gazës.
Ai e dërgoi me urgjencë në spitalin e zonës – të cilën Izraeli e ka caktuar si “zonë humanitare” – por ajo tashmë kishte vdekur.
Dr Ahmad al-Farra në Spitalin Nasser tha se foshnja trejavore mbërriti në spital me “hipotermi të rëndë, pa shenja vitale, në arrest kardiak që çoi në vdekjen e saj”.