Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fëmijët pal’estinezë u nënshtrohen “ndëshkimeve dhe shkeljeve” në burgjet iz’raelite

Fëmijët pal’estinezë u nënshtrohen “ndëshkimeve dhe shkeljeve” në burgjet iz’raelite

Fëmijët palestinezë të burgosur në burgjet izraelite u janë nënshtruar “ndëshkimeve dhe shkeljeve”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se avokati i delegacionit ka vizituar së fundmi burgun “Megiddo” dhe ka takuar disa të arrestuar.

“Në burgun ‘Megiddo’ ndodhen më shumë se 140 fëmijë palestinezë. Këta fëmijë u nënshtrohen ndëshkimeve dhe shkeljeve pa marrë parasysh moshën e tyre”, thuhet në deklaratë.

Në disa burgje në Izrael është përhapur zgjeba dhe administratat e burgjeve i privojnë të burgosurit nga trajtimi, theksohet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se “mundësia e trajtimit të pjesshëm” sigurohet vetëm tek disa të sëmurë që kanë arritur në faza të avancuara.

Rreth 280 fëmijë palestinezë në burgjet në Izrael jetojnë në kushte të vështira të njëjta me të burgosurit e rritur, thuhet në deklaratën ku më tej shtohet se:

“Fëmijët e arrestuar humbin shumë peshë për shkak të ngjarjeve të kontrolleve dhe dhunës si dhe ushqimeve jo të shëndetshme dhe të pamjaftueshme. Me fillimin e dimrit kushtet përkeqësohen edhe më tepër, pasi të arrestuarit privohen nga rrobat dhe batanijet dimërore”.

Exit mobile version