Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 17,400 fëmijë në Gaza, ndërsa mijëra të tjerë mbeten të zhdukur nën rrënoja.
Mesatarisht, çdo 45 minuta një fëmijë vritet nga sulmet izraelite, duke çuar në rreth 30 fëmijë të vrarë çdo ditë gjatë 535 ditëve të fundit.
Gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë fëmijë, të cilët kanë përjetuar shkatërrime të shtëpive të tyre, shkollave dhe spitaleve. Shumë prej tyre kanë mbetur të plagosur, të traumatizuar ose të ndarë nga familjet e tyre.
Këto fëmijë ishin bij dhe bija të Gazës, me ëndrra dhe të ardhme që nuk do të realizohen kurrë. Tragjeditë e tyre përfaqësojnë një humbje të papërshkrueshme për familjet dhe komunitetin e tyre. /mesazhi