Ky është djaloshi sirian Mohammed Ibrahim, i cili ka vetëm shtatë vjet, por që si pasojë e luftës ka humbur dorën dhe dëgjimin. Kjo tragjedi i ndodhi kur ai u bë viktimë e një sulmi në shtëpinë e tij në qytetin historik të Palmiras.
Babai i tij, Hussein Ibrahim, kujton ngjarjen dhe tregon e ai as që e ka pasur mundësinë që ta dërgonte djalin e tij në spital. Kjo bëri që dora e tij të amputohet, dhe ta humbas atë përgjithmonë. Por si pasojë e predhave që i kaluan mbi kokë, Mohammed ka humbur aftësinë për të dëgjuar. Ai shkon në një shkollë të posacme për fëmijët me probleme në të dëgjuar në Liban, aty ku dhe është strehuar si refugjatë.
Të gjithë e përshkruajnë atë si një nxënës shumë punëtor i cili nuk dorëzohet dhe nuk iu nënshtrohet fatkeqësive që e kanë goditur.
Babai i tij thotë se kur e sheh vullnetin që i biri i tij e ka, nuk ka asnjë brengë për të ardhmen që e pret. /MESAZHI/