Regjimi i Asadit dhe milicët shitë të mbështetur nga Irani prej kohësh vazhdojnë bombardimet intensive në lindje të Halepit.
Ndërkohë një fëmijë 5 vjeçar i plagosur i marrë nga ekipet shëndetësore të cilët nga pamundësia i kryejnë ndërhyrjet mjekësore në bodrume, shihet qartë në një video që në vend të anestezisë lexon ajetet të sureve Tebbet dhe Bejjine, për të lehtësuar dhimbjen e tij.
Në kohën kur mjekët mundoheshin të ndërhynin për mjekimin e tij, fëmija i vogël për shkak të dhimbjeve të mëdha këndon ajete nga Kur’an-i famlartë.
Ai dëgjohet të lexojë ajetet e sures Tebbet dhe Bejjine, kuptimi i së cilave është si vijon;
Sureja Tebbet – 5/5 (Surja nr 111)
1. Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!
2. Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.
3. Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
4. Po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit,
5. Në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.
Surja Bejjine – 5/8 (Surja nr 98)
1. Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t’u vinte dëshmia e qartë:
2. Një i Dërguar nga Allahu, i cili t’u lexonte faqe të pastra (Kuranin),
3. Të cilat përmbanin rregulla të drejta.
4. Ata, që u ishte dhënë Libri, u përçanë vetëm atëherë, kur u erdhi dëshmia e qartë.
5. E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.