Ballina Artikuj Feja Islame nuk e lejon imponimin dhe injorancën

Feja Islame nuk e lejon imponimin dhe injorancën

Hoxhë Vladimir Kera

Baza dhe thelbi i besimit është vullnet i lirë dhe vetëdije. Besimi specifikisht nuk mund të jetësohet nëse diktohet nga pavetëdija apo injoranca dhe mungesa e lirisë. Prandaj nëse bëhesh pjesë e besimit Islam kërkohen dy parakushte:
1- Të besoni nën hijen e vullnetit të lirë larg imponimit.
2- Të jeni i vetëdijshëm për zgjedhjen tuaj larg çdo manipulimi.
——-
》”Në fe nuk ka dhunë (imponim). Është sqaruar e vërteta nga e kota.”
(Kur’an, Bekare: 256)
》”E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë.” (Kur’an, Kehf:29)

Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version