Sipas të vërtetës së Kur’anit, besimi i origjinës sonë është Islami, e jo ndonjë besim tjetër, sepse njerëzit kanë origjinën nga njeriu i parë Ademi a.s., i cili ishte edhe pejgamberi i parë i zgjedhur nga Zoti i Madhërishëm.
Dërgimi sistematik i pejgamberëve u kurorëzua me Muhamedin a.s., i cili konsiderohet i fundit dhe për të gjithë njerëzit, kohët dhe vendet, deri në Kiamet. Përgjatë historisë shumë njerëz devijuan nga e vërteta duke kaluar në paganizëm, e më vonë edhe në Budizëm, Krishterizëm, etj.
Kjo argumenton se Feja e të parëve tanë dhe e të parëve të të gjithë njerëzve është Islami, mbase me të lindi njeriu i parë, dhe kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet tjera hipotetike mbi këtë çështje.
Allahu i Madhërishëm dëshmoi me fjalët: “(O Muhamed) Ne nuk kemi dërguar asnjë Pejgamber para teje, që të mos i kemi shpallur se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni vetëm Mua” (El-Enbija, 25)
Prof. Adnan Simnica