Mesazhi.com

Lewandowski shpallet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA
FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

FIFA gjithashtu shpalli lojtarin më të mirë të vitit 2020.Nominimet për lojtarin e vitit ishin: Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

’Çmimi u prezantua nga presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, i cili befasoi fituesin me prezencën e tij, ku i dha çmimin vetë në person.Çmimi për lojtarin e vitit e fitoi, futbollisti i Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Ai u shpreh i kënaqur me çmimin e fituar, theksoi se ishte arritje kolektive dhe se pa bashklojtarët e tij nuk do të ishte këtu.

The post Lewandowski shpallet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA appeared first on Mesazhi.com.

Klopp shpallet trajneri i vitit nga FIFA
FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

Edhe në kategorinë e trajerit më të mirë, ka pasur disa debate nga njohësit e futbollit.

Nominimet për trajnerin e vitit ishin: Marcelo Bielsa, Hans-dieter Flick dhe Jurgen Klopp.

Çmimi u prezantua nga ish-menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger.

Fituesi i çmimit trajneri i vitit u shpall, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Gjermani shfrytzoi rastin të përkujtojë edhe ish-menaxherin e Liverpool, Gerard Houllier, i cili vdiq ditë më parë, ku tha se ai i ka meritat për ndërtimin e Liverpool, gjithashtu tregoi që qendra stërvitore Melwood, ishte nisur nga francezi.

Klopp u shpreh i befasuar pasi kjo është hera e dytë me radhë që fiton këtë çmim.

The post Klopp shpallet trajneri i vitit nga FIFA appeared first on Mesazhi.com.

Ngjarje e rëndë në Gjermani, kosovari vret gruan, të bijën dhe pastaj vetën
Një krim i rëndë ka ndodhur sot në Danziger Strasse në Isselburg të Gjermanisë.

Sipas policisë dhe prokurorisë një burrë 51 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vrarë bashkëshorten e tij 46 vjeçare, të bijën 17 vjeçare dhe më pas është varur në verandë.

Po ashtu policia në vendin e ngjarjes ka gjetur vajzën tjetër të çiftit, një 14 vjeçare e cila ka qenë e mbyllur në një prej dhomave të shtëpisë dhe e cila ka shpëtuar pa u lënduar, raportojnë mediat gjermane.

Sipas dyshimeve të para mosmarrëveshjet e çiftit në fazën e divorcit mund të jenë motivet që kanë çuar deri te krimi.

“Në shtypin policia ka gjetur tre trupa të pajetë dhe një 14 vjeçare të palënduar”, ka njoftuar zëdhënësi i distriktit të Borken.

“14 vjeçarja është në gjendje stabile dhe ka qenë në gjendje të të merrej në pyetje nga oficerët e policisë”.

Një banor i zonës ka thënë për media se çifti ka prejardhje nga Kosova dhe që në Isselburg ka jetuar prej shumë kohësh.

“E njoh mjaft mirë është familje. Fatkeqësisht kanë jetuar të ndarë prej shumë kohësh. Kishte të bënte me divorcin dhe se kush do ta merrte shtëpinë”, ka thënë ky banor.

The post Ngjarje e rëndë në Gjermani, kosovari vret gruan, të bijën dhe pastaj vetën appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëri, 15 të vdekur dhe 787 raste të reja me COVID-19
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 të vdekur dhe 787 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 51.424 dhe numri i të vdekurve në 1.055.

Në orët e fundit janë shëruar 517 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 26.898, dhe raste aktive janë 23.471.

Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 2.745 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 231.897 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

The post Shqipëri, 15 të vdekur dhe 787 raste të reja me COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.

Rama: Turqia, një prej vendeve më të përgatitura ndaj pandemisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka realizuar një bashkëbisedim online me pjesëtarët e komitetit të ekspertëve për pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) nga Shqipëria dhe Turqia, ndërkohë i pranishëm ishte edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, raporton Anadolu Agency(AA).

Rama tha se ekspertët turq të shëndetësisë kanë ardhur në Tiranë për të shkëmbyer eksperiencën me komitetin shkencor të eksperteve në Shqipëri, sipas tij, për të bërë një vlerësim të situa.

“Ne jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Një nga vendet ku kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi pasur edhe mundësinë që të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të vazhdueshëm eksperiencash është edhe Turqia. Komiteti Shkencor i Turqisë ka një meritë të veçantë për faktin se Turqia falë ekspertizës dhe parapërgatitjes që ekspertët e vendit mik bënë, ishte një prej vendeve më të përgatitura në momentin e shfaqjes së këtij armiku të padukshëm”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama theksoi se e udhëhequr nga mendimi shkencor i ekspertëve të saj dhe i komitetit të saj shkencor, Turqia mori një sërë masash të distancimit social edhe përpara sesa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të klasifikonte COVID-19 si një pandemi botërore.

“Duke ndërtuar këtë barrierë njerëzore, depërtimi i sëmundjes në Turqi mori shumë më tepër kohë sesa vendet tjera dhe patjetër që i dha kohë qeverisë, institucioneve, gjithë sistemit që të përgatiten më mirë. Po ashtu që në vitin 2019, Turqia kishte një plan kombëtar për përballimin e pandemive”, theksoi kryeministri Rama.

“Duhet ta dinë miqtë turq se ka shumë rëndësi fjala e tyre sepse në sytë e shumë shqiptarëve Turqia është destinacion i të vërtetës kur vjen puna për shëndetësinë dhe për spitalet”, tha më tej Rama.

Recep Öztürk, anëtar i komitetit për trajtimin e pandemisë në Turqi, tha se kanë vënë re që Shqipëria është e përshtatur me metoda të reja në luftën kundër koronavirusit.

“Dua të përcjellë mesazhet falënderuese dhe të gjitha përshëndetjet e përzemërta të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Kemi parë të gjitha masat e marra kundër COVID-19. Shqipëria është e përshtatur me metoda të reja në luftën kundër COVID-19”, u shpreh Öztürk.

Mira Rakacolli, drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, tha se: “Me kolegët e nderuar (turq) kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në Shqipëri, politikat tona të testimit, të gjurmimit dhe sidomos ato të trajtimit, si dhe për masat e marra në faza të ndryshme të zhvillimit të pandemisë nga dy vendet tona”.

Ekspertët e shëndetësisë nga Turqia prej disa ditësh kanë realizuar takime në Tiranë me homologë të tyre dhe me drejtuesit e institucioneve shëndetësore për të diskutuar mbi masat dhe situatën e fundit të pandemisë.

The post Rama: Turqia, një prej vendeve më të përgatitura ndaj pandemisë appeared first on Mesazhi.com.

Merkel në takim me shkencëtarët Şahin dhe Türeci: Jemi krenarë me ju
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se vendi i saj është krenar për suksesin e themeluesve të gjigantit të bioteknologjisë BioNTech, Uğur Şahin dhe Özlem Türeci të cilët krijuan vaksinën kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jemi shumë krenarë për ju. Këtë mund ta them në emër të qeverisë gjermane”, tha Merkel gjatë një takimi me video-konferencë me Şahin dhe Türeci, dy shkencëtarë me origjinë turke.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinës së zhvilluar për të luftuar koronavirusin, Merkel shfaqi shpresën se shumë jetë njerëzish do të shpëtohen nga vaksinat e zhvilluara nga dy shkencëtarët nën kujdesin e Pfizer dhe BioNTech.

Merkel tha se ishte e lumtur që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjithashtu vuri në dukje në takimin e liderëve të G20 se Şahin dhe Türeci ishin nga ai vend.

Duke theksuar se ndërmarrja e tyre u bë një dritë në fund të tunelit, Merkel tha se ka kaluar koha kur askush nuk besonte në punën dhe ekspertizën e Şahin dhe Türeci.

“Ju i besuat teknologjisë suaj. Pavarësisht situatës emergjente në botë, kjo teknologji mARN doli në treg shpejt. Ky është një tregues i hulumtimeve të shkëlqyera. Duhet t’i besojmë shkencës dhe ta mbështesim atë. Jo të gjitha potencialet e teknologjisë mARN janë shfrytëzuar. Nuk është e lehtë të merresh me një përgjegjësi të tillë. Urime për ju”, tha Merkel.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn gjithashtu tha se vaksina është prodhuar në Mainz, Gjermani, se është konfirmuar si e besueshme dhe se Gjermania ka arsye për të qenë krenare.

Nga ana tjetër, shkencëtari Uğur Şahin tha se prapa projektit 11-mujor për zhvillimin e vaksinës anti-COVID-19 qëndrojnë tre dekada pune në fushën e forcimit të imunitetit dhe luftës kundër kancerit.

Şahin falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur ekipin e tij që nga fillimi i projektit.

Duke theksuar se ai punon me ekspertë nga më shumë se 60 vende, Şahin tha se punuan së bashku dhe vazhdimisht në zhvillimin e vaksinës.

Şahin tha se është absolutisht i sigurt se kthimi në jetën normale do të jetë i mundur deri në dimrin e ardhshëm dhe se nuk do të ketë më nevojë për masa kufizuese bllokimi. Ai tha se ekipet do të punonin gjithashtu gjatë festave të ardhshme që vaksinat të shpërndahen në të gjitha shtetet.

Shkencëtarja Özlem Türeci tha se vendimi mbi hulumtimin me qëllim të zhvillimit të vaksinës anti-COVID-19 filloi më 24 janar ndërsa të paktën 140 mijë njerëz tashmë janë vaksinuar në Britani të Madhe.

“Rezultatet e hulumtimit përkuan me rezultatet e aktiviteteve klinike. Megjithatë, maratona nuk ka mbaruar”, tha Türeci.

Autoritetet gjermane paralajmëruan se më 27 dhjetor do të fillojnë me vaksinimin masiv të vaksinës anti-COVID-19, Pfizer dhe BioNTech dhe vaksinimi tashmë ka filluar në Britani të Madhe, SHBA dhe disa vende të tjera.

The post Merkel në takim me shkencëtarët Şahin dhe Türeci: Jemi krenarë me ju appeared first on Mesazhi.com.

MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal
Me qëllim të mbrojtjes nga Gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit, sidomos grupeve të rrezikut siç janë: personat mbi 65 vjeç; të sëmurët kronikë; shtatzënat dhe lehonat; fëmijët mbi 6 muaj që mund të kenë predispozita për ndonjë sëmundje; por edhe grupeve të tjera të popullatës që të vaksinohen kundër gripit.

“Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër Gripit sezonal dhe doza të konsiderueshme janë shpërndarë përmes IKSHPK-së në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës.

Deri tash, në institucione shëndetësore janë shpërndarë mbi 140 mijë vaksina, ndërsa në stoqet e MSh/IKSHPK, ka sasi të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët që bien në grupet e rrezikut dhe të interesuarit e tjerë.

Vaksinat të cilat po përdoren sivjet, janë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Ato janë, gjithashtu, parakualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre”, thuhet në njoftim.

Prandaj, me qëllim që mbrojtjes së këtyre grupeve më të rrezikuara, por edhe të tjerëve dhe uljes së ngarkesës së sistemit shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19, MSh u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar.

MSh falënderon Zyrën e UNICEF-it në Kosovë për bashkëpunimin e vazhduar në sigurimin e vaksinave kundër gripit sezonal./

The post MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal appeared first on Mesazhi.com.

8 të vdekur dhe 453 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
483 TË SHËRUAR DHE 453 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK  me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej  1.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8  raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 47.952 raste nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.233 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.

Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste,  Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste,  Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

The post 8 të vdekur dhe 453 raste të reja me Covid-19 në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Hoti i kërkon drejtorit të AKI-së të lirojë detyrën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Ky lajm është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Në nëntor të vitit të kaluar, kryeministri i atëhershëm në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte emëruar Kreshnik Gashin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Përveç Gashit, Haradinaj kishte emëruar Burim Ramadanin në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

The post Hoti i kërkon drejtorit të AKI-së të lirojë detyrën appeared first on Mesazhi.com.

Fjalimi i plotë i Vjosa Osmanit para deputetëve të Shqipërisë: Lidhjet tona po thellohen, dallimet në pikëpamje të jenë shtysë për kohezion nacional
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është pritur me nderime shtetërore, ndërsa sot i është drejtuar me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo para deputetëve të Kuvendit tha se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës përjetë Shqipërisë për mbështetje në periudhat më të rëndësishme, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lexoni të plotë fjalimin:

Jam tepër e lumtur që sot më është dhënë mundësia që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, t’u drejtohem përfaqësuesve të zgjedhur, e nëpërmjet tyre, bashkëkombësve të mi gjithandej botës!

Është kënaqësi e veçantë që si përfaqësuese e popullit të Kosovës të mund ta bëj këtë në shtetin e shqiptarëve, këtij kombi të lashtë, i cili i ka dhënë aq shumë kulturës e qytetërimit perëndimor.

Është, pra, nder i madh për mua t’ju drejtohem dhe t’ju flas sikur i flet njeriu familjes së vet, me të cilën ka ndarë aq histori, këmbëngulje, dhimbje e mall të pasosur, por së cilës i ka dhuruar dhe nga e cila ka marrë aq shumë dashuri.

Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve e bashkëmotrave tona, por edhe ëndrra jonë e përbashkët. Ajo është kujtesa jonë historike, vatra në të cilën ne ëndërronim të jetonim, të cilën fatkeqësisht shumë prej nesh e takoi së pari vetëm në acarin e ftohtë të luftës. E, megjithatë ajo u bë vatra jonë, shtëpia e zemërbujarëve shqiptarë, të cilët na mbajtën gjallë ne, por edhe shpresën e përbashkët për liri. Ne ju jemi mirënjohës përjetë!

Të dashur qytetarë!

Sot, kur unë gjendem para jush, hapësira kulturore shqiptare po funksionon, lidhjet shpirtërore, për shkak të rrënjëve etnike, po thellohen dhe komunikimi ynë po na ofron më shumë me njëri-tjetrin. Shqipëria dhe Kosova, njëra fëmijë i fillimshekullit XX e tjetra e fillimshekullit XXI, të dyja rrjedhojë e aleancave të fuqishme me qytetërimin perëndimor, janë shndërruar në faktor stabiliteti e paqeje. Ato po ecin krahas njëra-tjetrës dhe duke dhënë e marrë me njëra tjetrën në procesin e integrimeve evropiane, duke e njohur dhe respektuar njëra-tjetrën.

Por, sot, kur unë jam para jush duhet ta kujtojmë të kaluarën tonë të përbashkët, mundin e sakrificën e brezave për këtë ditë. Duhet të kujtojmë se këtu na solli sakrifica e një populli të tërë, përkushtimi për lirinë, gjaku i derdhur i mbi 13.000 të vrarëve, shumica nga ta gra, pleq e fëmijë, nga të cilët mbi 1.600 ende të pagjetur dhe i mbi 1.133 fëmijëve, shumë prej tyre foshnje vetëm disajavëshe ose disamuajshe, emrat e të cilëve qëndrojnë në themelet e pavarësisë sonë. Prandaj, sot e këtu, sikur kurdoherë, do të flas me këtë zë dhe do të kërkoj fort që historia e dhimbshme e Kosovës, sikur është gjithë historia jonë kombëtare, të mbahet në mend e të rikujtohet. Sepse, duke e rikujtuar atë, ne ia njohim vlerën dhe bëhemi më të urtë në vendimet tona.

Të dashura deputete e deputetë!

Pavarësia e Kosovës e ka vulosur fatin dhe lirinë e popujve në Ballkan. Ne, e kuptojmë se çfarë do të thotë të rritesh nën një regjim shtypës, në të cilin rrënjët etnike janë argument i mjaftueshëm për të qenë i shtypur e i vrarë; ne e kemi përjetuar këtë dhe mund të dëshmojmë për të. Historinë e kemi në krah.

Pyetet se si agjëron dhe ka tatuazhe e këndon në klub, Fifi i përgjigjet ndjekësit: Secili ka të drejtën e vet për mënyrën se si e sheh jetën

Këtë rrugëtim ne e bëmë bashkë me miqtë tanë të shumtë, të cilëve do t’u jemi përjetësisht mirënjohës. Ata jo vetëm u rreshtuan krah popullit të Kosovës në synimin për liri e pavarësi, por qëndruan krah nesh edhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës që nga dita e parë e çlirimit.

Të dashur qytetarë!

Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, si e para grua në këtë detyrë, dhe si Presidente në detyrë e Republikës, unë dua t’i thërras sidomos të rinjtë e vendeve tona, e sidomos vajzat e gratë e këtij vendi që të ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat mund të jetësohen: të mos dorëzohen para asnjë sfide dhe të këmbëngulin në vlerat e tyre. Një ditë ato do të jenë aty ku duan dhe ku e meritojnë, në majat më të larta të profesioneve të tyre, të politikës e të bizneseve. Sepse sikurse çdo shtet tjetër, edhe Kosova e Shqipëria do të kenë sukses vetëm atëherë kur të shfrytëzojnë edhe potencialin e 50% të popullatës së tyre, që e përbëjnë gratë.  Të rinjtë tanë, në Kosovë dhe në Shqipëri, janë kapitali ynë më i çmuar. Ata janë ambasadorët tanë në botë, me të cilët po krenohemi çdo ditë e më shumë. Andaj, është obligim i yni që çdo gjë që bëjmë sot, ta bëjmë në mënyrë të tillë që atyre t’u garantojmë një të tashme më të mirë e një të ardhme më premtuese.

Prandaj, ftoj përfaqësuesit politikë, ata që sot janë në këtë dhomë, sikur edhe ata që janë jashtë saj, që ta kultivojnë këtë besim. Si të përzgjedhur të popullit ata duhet të kujdesen që vullneti i tyre të realizohet, që Shqipëria të jetë vend i qytetarëve të saj, që dallimet në pikëpamje politike, kulturore a religjioze të jenë shtysë për kohezion nacional, që diversiteti i mendimeve të jetë thelbi i sjelljes për vlerat e përbashkëta, që qëndrimet e ndryshme, edhe në këtë kuvend, ta nxisin kultivimin e mëtejmë të frymës së demokracisë. Është thelbësore që institucionet tona dhe politikbërësit të studiojnë dhe vlerësojnë mesazhin që u dërgohet nga qytetarët dhe të jenë të përgjegjshëm ndaj mendimeve dhe dëshirave të njerëzve tanë.

Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë të Shqipërisë sonë!

Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke e njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet. Dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë këtu e në çdo vend tjetër të botës.

Prandaj edhe i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb, sepse vetëm atëherë kur i bashkojmë zërat tanë, ata do të dëgjohen edhe përtej Kosovës e përtej Shqipërisë,

Askush në trojet shqiptarët nuk duhet ta ketë preokupim se si ta shpëtojë fytyrën e Serbisë, sepse fytyra e vërtetë e saj është dëshmuar me politikën gjenocidale që ka ndjekur ndaj nesh.

Por, zonja e zotërinj, motra e vëllezër, që të kumbojë ky zë çdo kund, ne duhet t’i bashkojmë zërat e përpjekjet tona në kërkim të drejtësisë. Që çdo përfaqësues shqiptar, në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoni e tani edhe zëri kumbues i Shaip Kamberit në kuvendin e Serbisë, të kërkojë drejtësi për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, drejtësi për motrat tonë që u dhunuan nga serbët si krim lufte, drejtësi për nënat që akoma kërkojnë bijtë e bijat e tyre që të kenë një vend ku të derdhin lotët e ku të vendosin lule, sepse Kosovës nuk mund t’i kërkojë askush më që të jep akoma më shumë. Kosova ka dhënë më të shtrenjtit e saj. Kosova ka dhënë mbi 1.000 fëmijë, shpirtra të njomë, të cilët sot do të mund të ishin këtu ku jemi ne, në këtë sallë ku merren vendimet për të ardhmen e shteteve tona, sikur Serbia mos t’ua këpuste jetën qysh në fillim.

E kemi detyrë kombëtare, e mbi të gjitha detyrë morale, që përderisa punojmë për hapjen e një kapitulli të ri, për gjithë rajonin tonë, fillimisht të lexojmë, të kuptojmë, e të mësojmë mirë, kapitullin që akoma qëndron para nesh. Ky kapitull na mëson se duhet t’i qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, si dy motra që nuk kursejnë asgjë për njëra tjetrën. Ky kapitull po ashtu na mëson se Serbia nuk ka ndryshuar dhe ne duhet t’i bashkojmë forcat si Kosovë e Shqipëri, për të kundërshtuar gjuhën e urrejtjes, gjuhën anti-shqiptare, dhe përpjekjet për të fshehur krimet. T’i bashkojmë forcat që mos të lejojmë që e vërteta të përmbyset para syve tanë. Sepse ekziston vetëm dhe vetëm një e vërtetë, që ka ndodhur para syve të të gjithë botës, e ajo është që Serbia kreu gjenocid në Kosovë, kurse Kosova e mbrojti pragun e shtëpisë së vet.

Ky kapitull po ashtu na mëson, se rinia brilante shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, e çdo kund  tjetër, e mërgata jonë e jashtëzakonshme, janë potenciali ynë më i madh.

Detyra jonë është të punojmë, që ata vendin e tyre ta shohin si vend që nuk e meriton braktisjen, por si vend që e meriton gjithë kontributin e dashurinë e tyre. Prandaj të punojmë bashkë të gjithë, që si dy shtete sovrane, me dy flamuj por me një shpirt që nuk ka mundur askush t’a mposhtë ndonjëherë, të dëshmojmë par botës mbarë, se ne, ilirët e lashtë e evropianët më të rinj, populli më paqedashës, me pro-evropian e më pro-amerikan në botë, mund dhe do t’ia dalë. T’i kthejmë dallimet tona në forcë për të shtyrë shtetet tona përpara. Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimeve evropiane, vendosja e çfarëdo barriere komunikimi në mes të dy vendeve tona është kundrejt frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërshqiptare. Na lini të vijmë në Shqipëri ashtu siç deshën të parët tanë, siç duam ne dhe siç do të duan fëmijët tanë! Eruditi jonë i madh, Konica e përmbledhë më së miri këtë në një tekst të korrikut të vitit 1898 në revistën “Albania”.

“Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari”, kishte thënë Konica.

Prandaj, ju ftoj që të punojmë që edhe flamuri i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, për të cilin u bë luftë e drejtë çlirimtare, të valojë në Kombet e Bashkuara e në NATO, krahas atij të Shqipërisë, e të ecim me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Bashkëkombas të dashur,

Përgjatë historisë sonë, shumë familje janë ndarë mes Kosovës e Shqipërisë, dhe të tillë e kishte fatin edhe familja ime. Përderisa gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb, e në fund edhe kishte vdekur nga ato tortura, në anën tjetër xhaxhai i nënës, Sylejman Vuçitërna, kryetar i Akademisë Ushtarake këtu në Shqipëri, kishte mbetur në Shqipëri, por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjeve, por e vuajtjeve në të dyja anët e kufirit, është histori e qindra mijëra familjeve shqiptare. Por, le të jetë guximi i tyre e i secilit shqiptar për t’u thënë jo regjimeve të dhunshme udhërrëfyes për secilin prej nesh në rrugën tonë drejt demokracisë së konsoliduar e drejt një Kosove e një Shqipërie ku rinia jonë krenohet me vendimet që marrim ne, përfaqësuesit e saj të zgjedhur.

Në fund, më lejoni t’ju falënderoj sërish për mikpritjen, në shtëpinë tonë të përbashkët dhe t’ju ritheksoj, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës gjithë dashurinë që ndiejmë për Shqipërinë, për motrat e vëllezërit shqiptarë dhe gatishmërinë tonë që me vullnet e me punë t’i çojmë përpara dy shtetet tona.

The post Fjalimi i plotë i Vjosa Osmanit para deputetëve të Shqipërisë: Lidhjet tona po thellohen, dallimet në pikëpamje të jenë shtysë për kohezion nacional appeared first on Mesazhi.com.