Federata serbe ankohet në UEFA për Dakun

Pas Federatës të Furbollit të Maqedonisë së Veriut, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Serbisë në lidhje me sulmuesin shqiptar Mirlind Daku. Madje, federata serbe ka njoftuar se ka bërë ankesë në UEFA jo vetën për Dakun por edhe tifozët e Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Siç me siguri jeni të informuar, nga 58 minuta e 28 sekonda në 58 minuta e 50 sekonda, tifozët kroatë dhe shqiptarë kanë thirrur së bashku ‘Vrite, vrite Serbin’. Në fjalë nuk bëheshin individë nga radhët e tifozëve, por një numër i madh i tifozëve të këtyre kombëtareve, gjë që në atë moment nuk ishte sanksionuar sipas rregullores së UEFA-s, e cila është e qartë, si dhe veprimet e zyrtarëve në ato situata”, thuhet në ankesën e federatës serbe.

“Sipas informacioneve që kemi, një lojtar i skuadrës shqiptare, pas përfundimit të lojës, përballë tribunës me tifozët shqiptarë, ka përdorur megafonin për të brohoritur të njëjtat thirrje dhe në këtë mënyrë duke ndezur ‘flakë’ turmën”.