FC Prishtina mbërrin në Gjibraltar, testohen për koronavirus

FC Prishtina sot ka mbërritur në shtetin e Gjibraltarit, për ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Evropës edicioni 2020/2021, Lincoln Red Imps(Gjibraltar) – FC Prishtina(Kosovë).

Takim ky i cili do të zhvillohet nesër, e mërkurë më 18.08.2020 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Victoria” të Gjibraltarit.

Vlenë të theksohet se me të mbërritur në Aeroportin e shtetit të Gjibraltarit, i tërë kontigjenti duke i përfshirë futbollistët, stafin dhe kryesinë e klubit ju ka nënshtruar testeve SARS-CoV-2 nga autoritet vendore, rezultatet e këtyre testimeve pritet t’i marrim sot në mbrëmje.