Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) ka publikuar për opinionin publik 27 fotografi të reja të papublikuara më parë të Pentagonit i cili u qëllua me avionin e drejtuar nga terroristët anëtarë të Al Kaeda-s në sulmet terroriste të 11 shtatorit në vitin 2001 në SHBA, raporton Andolu Agency (AA).
Fotografitë e reja të cilat tregojnë detajet e sulmit terrorist paraqesin në mënyrë më të qartë përmasat e aktit.
Në fotografitë e publikuara vërehen qartë mbetjet e avionit të American Airlines të rrëmbyer nga 5 anëtarët e Al Kaeda-s që u drejtuan drejt Pentagonit, vendi ku është përplasur avioni, zjarri përreth, dëmet e shkaktuara nga fuqia e përplasjeve të gurëve dhe pjesëve të tjera të përhapura përreth.
Më 11 shtator 2001 dy avionë të American Airlines të tipit Boeing 767 dhe 757 u përplasën njëri pas tjetrit tek “Kullat binjake” ndërtesat e Qendrës Tregtare Botërore, ndërsa një avion tjetër i tipit 767 u përplas me Pentagonin ku dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Gjithashtu avioni i katërt i tipit Boeing 757 ra në Pensilvania. Si pasojë e sulmeve terroriste nga avionët e përplasur humbën jetën 2.974 persona dhe 19 rrëmbyesit e avionëve që llogariten si përgjegjës të sulmeve terroriste.