Byroja Federale e Hetimit (FBI) me udhëzim të presidentit të SHBA-së, Joe Biden bëri publike dokumentet e para të cilat deri më sot kanë qenë sekret dhe të cilat bazohen mbi hetimet lidhur me sulmet terroriste të 11 shtatorit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në dokumentin e vitit 2016, FBI publikoi një dokument të deklasifikuar lidhur me mbështetjen logjistike të dhënë ndaj dy (rrëmbyesve ajror) sauditë në sulmet terroriste më 11 shtator 2001.
Gjithashtu në dokumentin ku paraqiten në mënyrë të detajuar kontaktet e rrëmbyesve ajror me partnerët e tyre sauditë në SHBA ka informacione për një shtetas saudit i cili mendohet se ka ndihmuar dy rrëmbyesit që kryen sulmet e 11 shtatorit.
Shtetasi saudit Omar al-Bayoumi dyshohet se është agjent i inteligjencës dhe se ai është i përfshirë në sigurimin e ndihmës për udhëtim, strehim dhe financim për dy rrëmbyesit.
Presidenti amerikan Joe Biden, javën e kaluar nënshkroi dekretin presidencial që parashikon hapjen e dokumenteve për opinionin që deri më sot janë mbajtur sekrete dhe të cilat bazohen në hetimet e kryera nga FBI lidhur me sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Në opinionin amerikan kohët e fundit ishin në rritje kritikat me arsyen se Biden nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për viktimat e 11 shtatorit.
Në sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA u rrëmbyen 4 avionë, ku dy prej tyre u përplasën me kullat binjake. Avioni tjetër që u rrëmbye vendosi në objektivin e tij Pentagonin në kryeqytetin Washington ndërsa avioni i katërt u rrëzua nga avionët F-16 në periferi të Pensilvanisë. Si pasojë e sulmeve humbën jetën rreth 3 mijë persona.