Ballina Lajmet Rajon dhe Botë FBI: Nuk ka “asnjë lidhje definitive” midis sulmit në New Orleans dhe...

FBI: Nuk ka “asnjë lidhje definitive” midis sulmit në New Orleans dhe shpërthimit të kamionit në Las Vegas

Sipas një zyrtari të Zyrës Federale të Hetimeve (FBI), nuk ka “asnjë lidhje definitive” midis sulmit vdekjeprurës të Vitit të Ri në New Orleans dhe shpërthimit të automjetit jashtë një hoteli Trump në Las Vegas, transmeton Anadolu.

“Në këtë pikë, nuk ka asnjë lidhje definitive midis sulmit këtu në New Orleans dhe atij në Las Vegas”, u tha gazetarëve zv/ndihmës drejtori i FBI-së, Christopher Raia.

Komentet e tij erdhën pasi një person përplasi me dashje kamionçinën e tij në një turmë argëtuesish në rrugën ‘Bourbon’ në lagjen franceze. I dyshuari u identifikua nga FBI-ja si Shamsud-Din Jabbar, 42-vjeç, me origjinë nga shteti i Teksasit.

Sulmin në New Orleans, Raia e quajti një “akt terrorizmi”. Ai theksoi se ishte i paramenduar dhe një akt i keq.

“Dua të jem i qartë, ne nuk vlerësojmë në këtë pikë se dikush tjetër është i përfshirë në këtë sulm, përveç Shamsud-Din Jabbarit, temë për të cilën jeni informuar tashmë”, tha ai.

Exit mobile version