Ballina Lajmet Rajon dhe Botë FBI-ja thotë se Trump vërtetë ishte goditur në vesh nga plumbi

FBI-ja thotë se Trump vërtetë ishte goditur në vesh nga plumbi

FBI-ja ka njoftuar të premten se ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vërtetë ishte goditur nga një plumb në vesh, duke hequr gjitha polemikat për shkaqet e lëndimit të Trumpit gjatë atentatit më 13 korrik të këtij viti në një tubim në Butler të Pennsylvanias.

Në sulm kishte mbetur i vdekur një person dhe u lënduan dy të tjerë. Po ashtu u qëllua për vdekje edhe atentatori.

“Ajo që e qëlloi ish-presidentin Trump në vesh ishte një plumb, pavarësisht nëse ishte i plotë apo ishte një copë e plumbit”, ka thënë FBI-ja, duke shtuar se plumbi ishte i armës së atentatorit.

Exit mobile version