Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka thënë se megjithëse “nuk mund ta garantojë atë”, foshnjat dhe të vegjlit e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç mund të kenë të drejtë për vaksinimin e COVID-19 deri në pranverë të vitit 2022.
“Shpresojmë se brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore, me gjasë fillimi i vitit të ardhshëm në 2022, në tremujorin e parë të 2022, do të jetë në dispozicion të tyre”, ka thënë Fauci megjithëse ai paralajmëroi se po spekulonte, duke shtuar se duhet bërë prova klinike.
Pfizer-BioNTech më herët deklaroi se rezultatet nga provat e tyre klinike te fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç dhe 6 muaj deri në 2 vjeç pritet të dalin në tremujorin e katërt të këtij viti.
Ndërkohë, sipas një raporti nga ABC Tampa në fund të tetorit, Pfizer pret të aplikojë këtë muaj për miratim për vaksinën e saj COVID-19 tek fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, mosha e fundit në SHBA që nuk është ende e vaksinuar.
“Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe CDC nuk do ta miratojnë vaksinën derisa të ketë disa të dhëna që tregojnë sigurinë dhe efikasitetin”, ka thënë Philip Landrigan, një pediatër dhe imunolog në Kolegjin e Bostonit, për CNN Health në fillim të këtij muaji.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se 10 për qind e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç kanë marrë vaksinën e parë të koronavirusit, pas miratimit të dozës pediatrike Pfizer. /koha