Ekipet italiane të shpëtimit kanë nxjerrë edhe katër të mbijetuar nga rrënojat e hotelit, mbi të cilin të enjten ra një ortek i borës, raporton Anadolu Agency (AA).
Më tej thuhet se kërkimi për të mbijetuarit e mundshëm ende vazhdon, ndërkohë që anëtarët e familjeve shpresojnë se në mesin e atyre me fat do të jenë edhe të afërmit e tyre.
Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Alberto Maiolo tha se deri më tani ekipet e shpëtimit kanë gjetur dhe nxjerrë 11 persona në mesin e të cilëve edhe gjatë natës nga e premtja deri të shtunën.
Ai shtoi se përveç 11 të mbijetuarve janë nxjerrë edhe katër trupa të pajetë.