Fati dëshiron qëndrimin te Barcelona

Sulmuesi Ansu Fati të hënën në një intervistë për mediumin spanjoll “Mundodeportivo”, është shprehur se është në gjendje të jap kontributin e tij te Barcelona për edicionin e ardhshëm.

Fati ka potencuar se të ardhmen e tij në futboll e sheh te gjiganti katalunas.

“Njerëzit mendojnë se jam i lënduar, por jam mirë, dhe jam 100% gati për Barçën sezonin e ardhshëm”.

“Unë kaloj një kohë të gjatë në palestër, po bëj çmos që të jem në formë të shkëlqyer. Dua të kem sukses te Barcelona.

Unë kam qenë në Barça për shumë vite, unë jam një lojtar i La Masia. Për mua të luaj për Barçën është entuziazmi im më i madh. Sa herë që më jepet mundësia, përpiqem të bëj më të mirën”, u shpreh Fati.

Spanjolli edicionin e kaluar u huazua nga Barcelona te skuadra angleze, Brighton.

21-vjeçari me Brightonin në edicionin 2023/2024, në 25 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.