Fast food-i më i njohur në botë mbyll dyqanet, ka mungesë pule

Kompania e fast food, KFC i ka kërkuar falje klientëve e saj për të reklamën e pulave, që është konsideruar si dicka aspak domethënëse.

KFC nxori një reklamë të plotë në gazetat Sun dhe Metro, e cila tregon një kovë të zbrazët që duhet të përmbajë pulë, por në fakt është e zbrazët dhe ka vetëm disa thërrime të vogla.

Gjithashtu, në vend që të ketë logon e KFC-së, shkronjat janë ndërruar për të lexuar “FCK”.

Kompania u detyrua të mbyllë qindra dyqane këtë javë pas një problemi me furnizuesin e saj të pulave.

Pothuajse 700 prej 900 dyqaneve të saj në Mbretërinë e Bashkuar janë rihapur. Në reklamë, KFC shkruante: “Një restorant pule pa pulë. Nuk është aspak ideale. Kërkojmë falje të madhe për klientët, sidomos për ata që kanë udhëtuar gjatë për të na gjetur të mbyllur.” /albeu.com/