Farat e kungujve janë tejet ushqyese, me shumëllojshmëri të lëndëve si magneziumi dhe mangani e deri te bakri, proteina dhe zinku.
Ato përmbajnë një grup të gjerë përbërësish të dobishëm të bimëve të njohura si fitosterole dhe antioksidantë të pastrimit të radikaleve të lira, të cilat mund t’i japin shëndetit tuaj një përmirësim të dukshëm.
Farat e kungujve i bëjnë mirë zemrës, sistemit të mëlçisë dhe imunitetit, ndihmojnë në luftën kundër diabetit dhe ofrojnë përfitime unike për shëndetin e prostatës së meshkujve dhe lehtësim për ti kaluar simptomat e menopauzës te gratë.
Por arsyet shkencore të zbuluara së fundmi flasin shumë për të mirat e kungullit, prandaj ju rekomandojmë që farat e tij të mos i qoni asnjëherë dëm.
- Magnezi, i shëndetshëm për zemrën
Një e katërta e filxhanit të farave të kungullit përmban gati gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të magnezi.
Magnezi stabilizon tensionin dhe ndihmon në parandalimin e sulmit të papritur të zemrës, sulmit në zemër dhe goditje në tru.
- Zinku si mështetës i imunitetit
Fara e kungullit është burim i pasur i zinkut. Zinku është i rëndësishëm për trupin tuaj, si për imunitetin, rritjen e qelizave dhe ndarjen e tyre, gjumin, humorin, shqisat, shëndetin e syrit dhe të lëkurës, rregullimin e insulinës dhe potencën.
Omega-3 yndyrna me bazë bimore
Arrat dhe farat e papërpunuara, duke përfshirë fara kungulli, janë një nga burimet më të mira të omega-3- të bazuara në bimë (acid alfa-linolenik ose ALA). Të gjithë kemi nevojë për ALA, megjithatë, ALA duhet të konvertohet nga trupi juaj në yndyrna shumë më të domosdoshme, si Omega-3 EPA dhe DHA.
- Shëndeti i prostatës
Farat e kungullit jane vleresuar prej kohesh si një ushqim i rëndesishem natyral për shendetin e meshkujve. Kjo është pjesërisht për shkak të përmbajtjes lartë të zinkut, e cila është e rëndësishme për shëndetin e prostatës (ku gjendet në përqendrimet më të larta në trup) dhe gjithashtu për shkak se ekstraktet dhe vajrat e farës së kungujve mund të luajnë një rol në trajtimin e hiperplazisë beninje të prostatës (prostatës të zgjeruar).
- Efektet anti-diabetike
Studimet sugjerojnë se fara e kungujve mund të ndihmojë në përmirësimin dhe rregullimi e insulinës dhe mund te ndihmojë në parandalimin e komplikimeve diabetike duke ulur stresin oksidativ.
- Përfitimet për gratë postmenopauzale
Vaji i farave të kungullit është i pasur me fitoestrogjen natyror dhe studimet sugjerojnë se mund të çojë në një rritje të konsiderueshme të kolesterolit të mirë “HDL” së bashku me zvogëlimin e tensionit të gjakut, dhimbjeve të kokës, si dhe disa dhimbje që janë tipike të periudhës postmenopauzale.
- Zemra dhe shëndeti i mëlçisë
Fara e kungullit, është shumë e pasur me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë dhe fibra, dhe mund të ofroj përfitime për shëndetin e zemrës dhe të mëlçisë, veçanërisht kur ato përzihen me fara liri.
- Për Gjumë të Qetë
Fara e kungullit është burim i pasur i triptofanit, një aminoacid (bllok ndërtimi i proteinave) që trupi juaj e konverton në serotonin, i cili kthehet në melatonin, “hormoni i gjumit”. Ushqimi i farave të kungujve disa orë para gjumit, mund të jetë veçanërisht e dobishme për të siguruar që trupi tuaj merr sasinë e duhur të triptofanit, që nevojitet për prodhimin e melatoninës dhe serotoninës (hormonet përgjegjëse për gjumin).
- Përfitimet anti-inflamatore
Sasia e konsiderueshme e farave të kungullit posedon efekte anti-inflamatore. Një studim e rekomadon përdorimin e farave të kungulit për trajtimin e artritit, pasi ai nuk ka efekte anësore. /MESAZHI/