Familjet Jezidi në Sinxhar kërkojnë shpëtimin fëmijëve të tyre të rrëmbyer nga PKK-ja

Komuniteti Jezidi në Sinxhar të qyteti Mosul në Irak, i bënë thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe komunitetit ndërkombëtar për shpëtimin dhe fatin e fëmijëve të tyre të rrëmbyet nga organizata terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Nënat dhe baballarët të komunitetit Jezidi në Sinxhar, fëmijët e të cilëve janë rrëmbyer nga PKK, video incizimet që i filmuan me fotografitë dhe karta të identitetit të fëmijëve të tyre ua dërguan mediave lokale në Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut.

Në pamjet, një nënë emri i së cilës nuk bëhet e ditur, në deklaratën e bërë me fotografinë dhe kartën e identitetit të vajzës së saj, tha se “(Pjesëtarët e PKK-së) Disa herë erdhën pranë shtëpisë sonë dhe nuk dinim se çfarë qëllimi kanë. Më në fund e rrëmbyen vajzën tonë të vogël”.

Një nënë tjetër që lutej për lirimin urgjent të vajzës së saj theksoi se: “Dëshirojmë që bota, organizatat e ndihmave humanitare dhe Kombet e Bashkuara të dëgjojnë zërin tonë. PKK-ja i mori fëmijët tanë. PKK-ja nuk na i tregon fëmijët. As një telefon, as një letër. Nuk e dimë fatin e fëmijëve tanë. Ndërsa kur kërkojmë rikthimin e fëmijëve tanë, PKK-ja na kërcënon”.

Ndërsa një burrë me një listë të fëmijëve të rrëmbyer nga organizata terroriste në dorë, deklaroi: “Dua t’i lexojë emrat e fëmijëve të familjes sonë që janë rrëmbyer. Hazim Haxhi Mirza është i humbur për një kohë më shumë se 2 vite dhe është dërguar në Tel Uzeir. Selam Hajdar Resho nga Dihola, edhe ky shkoi me fëmijën tonë. Shefik Xhuno Sejdo Mahmud nga fshati Hanesur dhe është i humbur prej 3 vitesh”

Ndërkaq, edhe një baba i komunitetit Jezidi, djali i të cilit është rrëmbyer nga PKK, tha se “Biri im është në burgun e PKK-së dhe nuk kemi ndonjë informatë në lidhje me të”.

Zëvendës Guvernatori i Mosulit, Sirwan Rojbeyani, në deklaratën për televizionin Kurdistan 24 me qendër në Erbil, në lidhje me praninë e organizatës terroriste në Sinxhar tha se:

“Prania e disa organizatave si PKK dhe Hashd al-Shaabi në Shengal (Sinxhar), përbën rrezik për jetën dhe kthimin në shtëpi të vëllezërve tanë Jezidi. Tani në Shengal ka një administratë joligjore. Nuk i llogaritim si palë. Nga qeveria qendrore e Irakut kërkuam që të gjej zgjidhje në lidhje me çështjen por fatkeqësisht qeveria qendrore nuk i hodhi hapat e nevojshme deri më tani”.

Zëvendësi i udhëheqësit shpirtëror të Jezidëve, Mir Ismet Tahsin Beg, më 3 shtator në deklaratën për AA kishte theksuar se organizata terroriste PKK është e padëshirueshme në Sinxhar të Mosulit, duke theksuar se organizata duhet të braktisë rajonin.

Ndërsa Mehma Halil, udhëheqësi i Sinxharit, në deklaratën me shkrim më 29 gusht, kishte deklaruar se PKK pjesëtarët e komunitetit Jezidi që i ka rrëmbyer i mban në burgjet e fshehta.

Jezidët në Sinxhar kohë pas kohe kishin organizuar protesta për praninë e PKK-së në rajon dhe lirimin e fëmijëve të tyre të rrëmbyer, duke i bërë thirrje qeverisë qendrore irakiane që të intervenojë organizatës terroriste.

Organizata terroriste DEASH më 3 gusht 2014 kishte kryer një sulm terrorist ndaj Sinxhar, ndërsa kishte vrarë ose privuar nga liria mijëra persona në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Ndërkaq, PKK me pretendimin për lirimin e Sinxhar nga DEASH që nga 2014 vazhdon vendosjen në rajon.