Bedri Ajdari, Familjar I të dënuarve të rastit Monstra ka përshëndetur nëntë pikat e Alternativës që I kishte si kusht për tu bërë pjesë e Qeverisë Zaev dhe është i kënaqur se pika e dytë ka të bëjë me rastet e montuara siç janë, Monstra, Almir Aliu, Alfa.
Ajdari i bën apel kreut të Alternativës, Afrim Gashit që t’i respektojë këto pika dhe t’i zbatojë radhazi siç I ka premtuar.
“Unë e kam përshëndetur këtë iniciativë dhe më pëlqeu. Zotri Afrim Gashi deklaroi se një ndër pikat në bisedime ka qenë edhe shqyrtimi i rasteve të montuara, siç është rasti Monstra, Almiri, Alfa dhe lagjja e Trimave, duke hulumtu në dokumentet zyrtare të qeveris, atje pashë nuk i cek rastet në fjalë , por thotë të gjitha rastet e mëdha, kush I quajti raste të mëdha e të montuara?, kwto dalin sipas dokumenteve zyrtare edhe sipas raportit të ‘Pribes’, se këto vërtetë janë raste politike, policore dhe gjyqsore të montuara”.
Më tejë Ajdari tha se shpreson se me këtë hap Qeveria do të mundësojë që drejtësia të vijë në vendin e duhur.
“Jam i bindur se kryesia dhe zotri Afrim Gashi janë serioz drejtë kësaj çështje dhe do të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rasteve dhe për të prurë një vendim të drejtë, ligjorë, jo ajo që dëshirojmë ne por drejtësia të vjenë në vend të vet”.
Një ditë më parë kryetari I Partisë Alternativa, Afrim Gashi informoi opinionin se për herë të parë do të ndodhë që një qeveri të bëjë kërkesë zyrtare deri tek komisioni ndërkombëtarë, për të bërë hetim për rastet e lartpërmendura. /shenja