Familja nuk ka alternativë

Hoxhë Bedri Syla

Kur flet Allahu në Kuran për shenjat-argumentet e Tij , si qiejt, toka, kozmosi etj. në mesin e këtyre shenjave të mëdha flet për familjen respektivisht për martesën e cila llogaritet hapi parë në krijimin e familjes, sikur donë më na thënë së as toka e as qielli nuk ka vlerë pa familje.
”Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.“ (Rrum : 21)

Pra, familja duhet të prodhojë qetësi (rehati) shpirtërore, dashuri dhe mëshirë për anëtarët e saj. Nëse ekzistojnë këto të tria në një familje atëherë familja është në binarët e duhura.
Le të investojmë sa më shumë në dashuri dhe mëshirë që bota e vogël (familja) të prodhojë qetësi e rehati për botën e madhe( globin).

” Ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri ..! “(Kuran)

Hoxhë Bedri Syla
29.02.2024