Familja Haziri nga Gjilani në kushte të mjerueshme, katër jetimët nuk kanë as shtëpi

Në lagjen Dheu i Bardhë të Gjilanit, në kushte të mjerueshme jetojnë pesë anëtarë të familjes Haziri.

Fiza Haziri, nënë e katër fëmijëve jetimë po përballet me kushte të rënda jetësore. Fotografitë e vendit ku kjo familje jeton shfaqin edhe më mirë mungesën e kushteve sanitare.Në një prononcim për lajmi.net, Fiza Haziri ka treguar se shtëpia ku banojnë nuk i takon atyre, por është pronë e një personi të nacionalitetit rom.

Pasi asnjë anëtarë i kësaj familje nuk mund të punojë, mundësia për t’u bërë më një shtëpi të re nga vet ata, është e pamundur.E përpos vështirësive të jetesës, Fiza po përballet edhe me gjendje të rëndë shëndetësore.

“Jetojë me katër jetimë, jam në gjendje të rëndë dhe nuk kam as strehim, jetojmë në shtëpi të një romi. Gjendjen shëndetësore e kam të vështirë, mjekët më kanë thënë se kam probleme me fytin për shkak të lagështisë dhe mykut. Ma kanë marrë edhe një pjesë të mishit në fyt, i kam tre operacione dhe nuk kam mundësi as për kurim”, ka thënë ajo.

Theksojmë se ky rast nuk është i vetmi në Komunën e Gjilanit, mirëpo është një nga më të rëndit.Familja Haziri do të ishte mirënjohëse për të gjithë ata që do të mund të iu dilnin në ndihmë.