Një familje franceze e cila jeton në rajonin Toulouse po përballet me probleme në gjykatën lokale, pasi atyre po u refuzohet emri që u kanë vendosur të birit të sapolindur.
Është pikërisht fjala për emrin me prejardhje arabe “Xhihad”, dhe për këtë tani po ka mëdyshje edhe kyeprokurori i Francës, i cili nuk po gjenë rrugë ligjore për t’ia ndaluar familjes që ta emërojnë djalin në atë mënyrë.
Fjala “Xhihad” në arabisht do të thotë “përpjekje”, “luftë”, apo “Sakrificë” por jo domosdoshmërisht “luftë e shenjtë”, term i cili po keqpërdoret nga militantët të cilët së fundmi kanë sulmuar nëpër Europë, e posaqërisht në Francë.
Ligji francez nuk kufizon zgjedhjet e prindërve për emrin e fëmijës së tyre, por me kusht që emri nuk dëmton interesat e fëmijës dhe nuk kundërshtohet nga anëtarët e tjerë të familjes.
Termi “xhihadist” padrejtësisht nga mediat dhe politika përdoret për të përshkruar militantët terrorist që luftojnë nën flamuj fetar për qëllime të ngushta politike dhe territoriale. /MESAZHI/