Familja e Sulltan Abdulhamidit
(Fati tragjik i familjes së Sulltanit që i theu hundët Masonëve dhe që i tha Teodor Hertzelit, sa të jem unë Sulltan ju nuk do të merrni asnjë pëllëmbë tokë në Palestinë)
Pema nuk vuan për dhimbjen e sëpatës në trupin e saj, por për bishtin e sëpatës që është nga i njëjti dru si ajo.
Ata (Xhonturqit) erdhën natën dhe nuk na lejuan as të merrnim rroba për udhëtimin tonë, tregon njëri nga nipërit e Sulltanit… Na nxorrën të gjithëve me nxitim dhe nuk dëgjuan as lutjet e grave të familjes që kërkonin pak respekt.
Edhe pse Sulltani i kishte kërkuar t’i lejonin të jetonin në Chiragan (njërën prej vilave jo kryesore të sulltanëve) ata nuk i lejuan të qëndrojnë në Turqi. Ai u tha t’i lejojnë të shkojnë në Jordani, ose në Egjipt ose në Damask dhe refuzoi me insistim të shkonte në Europë… Mirëpo ata nuk i dëgjuan lutjet e Plakut të sëmurë (në atë kohë Abdulhamidi ishte i vjetër dhe i sëmurë).
Forcat perëndimore kishin vendosur që ta interrnonin në Selanik, që ishte edhe kryeqendra e Lozhës masonike të Orientit të Madh. Ishin keta që e kishin sulmuar vazhdimisht gjatë pushtetit të tij. Por edhe ky gjithmonë u kishte thyer hundët… Tashmë ata donin të hakmerreshin me Sulltanin.
Ai vdiq në mjerim në një ndërtesë të vjetër të Selanikut. Ndërsa familja e tij u shpërnda në mënyrë tragjike në disa shtete të Europës. Princi Abdul Kadir vdiq në një bunker në Rumani nga bombardimet e aleatëve gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa njëra nga princeshat (Fehime) vdiq në Tiranë në vitin 1945..
Mirëpo, fatin më tragjik e patën disa pjestarë të tjerë të familjes mbretërore, që i dërguan në Francë. Disa nga princat madje u detyruan të lypin rrugëve të Parisit duke mbuluar fytyrën që të mos njiheshin. Ndersa Sulltanesha Shefika dhe bija e saj Aishe u detyruan të punonin për bukën e gojës si pjatalarëse në një restorant të vogël në një fshat të Parisit.
Disa kohë më vonë i pari që do të interesohej për ta, ishte Kryeministri Islam i Turqisë z. Adnan Menderez. Ai pyeti për ta dhe u nis menjëherë për në Paris, ku i gjeti nënën sulltaneshë atë kohë 95 vjece dhe vajzën e saj 60 vjece të rraskapitura nga puna e lodhshme.
Ai shkoi dhe i puthi duart duke qarë. Mirëpo plaka e vjetër nuk e njohu dhe e pyeti për identitetin e tij. Jam kryeministri i Turqisë, i tha Menderez dhe i kërkoi shumë falje për çfarë i kishin munduar. – Ah mor bir sa shumë që jeni vonuar, i tha sulltanesha e moshuar..
Menjëherë sapo shkoi në Stamboll, ai nxorri dekretin e faljes për femrat e familjes së Sulltanit. (pasi pati presione për meshkujt e familjes) Kështu ato u dërguan në Stamboll dhe patën një vdekje të qetë aty.
Menderez nuk do të jetonte shumë pas këtij rehabilitimi. Pas një grusht shteti, atë e arrestuan dhe e dënuan me varje..
Ndërsa meshkujt e familjes së Sulltanit u rehabilituan vetëm nga Kryeminstri Nexhmedin Erbakan, të cilit gjithashtu i bënë grusht shteti dhe e burgosën…
Në gjyqin që iu bë Adnan Menderesit, njëra nga akuzat ishte se kishte vjedhur pasurinë e shtetit dhe u kishte dhënë antarëve të familjes së Sulltanit nga 10 mijë lira. Por, e vërteta që doli më vone ishte se Menderes i kishte dhënë ato para nga pasuria e tij personale …
Menderes u ekzekutua me varje më 17 Korrik 1961. Vetëm një ditë pas ekzekutimit të tij Nëna Sulltaneshë dhe vajza e saj Aishe, u gjendën të vdekura në banesën e tyre, në pozicionin e Sexhdes.
Nga: Azem Gani Kovaçi