Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit e Rexhajt

Avokati i familjes së të vrarit në Serb, Faton Hajrizi, Gent Gjini sot e ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore ndaj zyrtarëve publikë, për gjuhë ofenduese dhe urrejtje ndaj familjes.

Avokati Gjini ka thënë se në padi ka përfshirë kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhajt dhe avokatin Gazmend Halilaj “që kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.

Ai ka shtuar se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse po e bënë këtë padi.

Avokati Gjini ka thënë se do të vendosin ditëve në vijim nëse do ta padisin edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Hajrizi u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik. Ai ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik dhe u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.