Familja Azemi fal gjakun e Muhametit për hirë të Allahut

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Mitrovicën, kur Muhamet Azemi humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një veturë, transmeton IndeksOnline.

Ngjarja u shoqërua me reagime të shumta, ndër to edhe një mesazh prekës nga imami Fatmir Latifaj, i cili përshkroi dhimbjen e madhe të bashkëqytetarëve, duke thënë: “Namazin e sabahut e falëm sot pa Bacin Met, duke përjetuar dhimbje të thellë”.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, familja Azemi ka treguar një akt të jashtëzakonshëm faljeje dhe humanizmi.

Përmes një njoftimi të imamit Latifaj, u bë e ditur se gjaku i Muhamet Azemit është falur për hir të Allahut familjes Avdija.

“Falet gjaku i Bacit Met nga familja Azemi për hir të Allahut, elhamdulilah,” shkroi hoxha.

Ky akt i lartë pajtimi është një shembull frymëzues i vlerave fetare dhe shpirtërore, duke dëshmuar se falja është forca më e madhe edhe në momentet më të vështira.