Falja e Kurban Bajramit bëhet në orën 06:37

Më 1 shtator e gjithë bota islame feston Kurban Bajrami. Miliona qytetarë në gjithë globin falin namazin e Kurban Bajramit.

Kjo festë vjen pas ngjarjes së pelegrinazhit në vendin e shenjtë në Mekkë ku miliona besimtarë shkojnë atje për ta vizituar këtë vend të shenjtë.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani – Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:37 të cilit do ti prijë Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 1 shtator 2017, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.