Ballina Artikuj Falja e gjynaheve

Falja e gjynaheve

Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Pesë namazet, nga Xhumaja në Xhumanë tjetër, nga Ramazani në Ramazanin tjetër janë shlyerje e gjynaheve të vogla të bërë ndërmjet tyre, për aq kohë sa u largohemi gjynaheve të mëdha.”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Allahu i Lartmadhëruar na do të mirën dhe e urren për ne të keqen.

2 – Punët e mira i fshijnë gjynahet e vogla.

3 – I Dërguari i Allahut (a.s) na i ka treguar të gjitha punët e mira.

4 – Pesë namazet e përditshme shlyejnë gjynahet e vogla të ditës dhe të natës, namazi i Xhumasë shlyen gjynahet e vogla, ndërsa agjërimi i Ramazanit shlyhen gjynahet e vogla të vitit.

5 – Muslimani e ka për detyrë të largohet nga gjynahet e mëdha, si për shembull mosbindja ndaj prindërve, gënjeshtrja, vjedhja, etj.

Mësim praktik:

Fëmijë të dashur! Namazi i Xhumasë është një herë në javë, por vlera e tij është shumë e madhe, ndërsa shpërblimi për të është tek Allahu i Lartmadhëruar.

Ky namaz është festë në qiell tek engjëjt dhe festë në tokë ndër muslimanët, prandaj edhe ne duhet ta vlerësojmë si festë.

Në këtë ditë, muslimani duhet:

Të marrë gusul para se të shkojë në xhami.

Të veshë rrobat më të bukura dhe të lyhet me parfum.

Pasi të hyjë në xhami, të falë dy rekate namaz për përshëndetje të xhamisë.

Të dëgjojë me vëmendje imam-hatibin kur ai është duke mbajtur hytben.

Të falë namazin e Xhumasë dhe t’i lutet Allahut të Lartmadhëruar që t’ia shpërblejë me të mira.

Exit mobile version