Pasi gadishulli arabik ka mungesë të shiut për një kohë të gjatë, të enjten është organizuar falja e Namazit të Shiut (el-Istiska) në xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medine.
Namazi i kërkimit të shiut është një praktikë e vërtetuar (sunnet) nga praktika e të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe pasardhësve të tij.
Forma e këtij namazi i ngjan namazit të Bajramit, ndërsa pas namazit imami mban një hutbe të shkurtë duke përsëritur kërkim faljen (istigfarin) shpesh.
Pastaj bën lutjet: “Allahume egithna (O Allahu im, ndihmona dhe na lësho shi)”, “Allahume iskina, Allahume iskina, Allahume iskina (O Allahu im, begatona me ujë -3 herë) ndërsa xhemati thonë amin (o Zot pranoje lutjen).
Namazi i shiut praktikohet në vendet e ndryshme Islame kur ato të jenë përfshirë nga thatësira për kohë të gjatë. /mesazhi