Gëzim i madh në familjen e Visar Bekaj. Ish-portieri i Tiranës që aktualisht aktivizohet me ekipin e Hatayspor në elitën e futbollit turk është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë gardiani 26-vjeçar me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar.
“Falenderimi i takon Allahut, Furnizuesit i cili na furnizoi me një vajzë, E bëftë Zoti të dobishme për familjen dhe shoqërinë e saj”, shkruan Visar Bekaj.
Një gëzim i madh për Bekajn që bën të harrojë disi sezonin jo të mirë që po kalon në Turqi, ku nuk po aktivizohet shumë. Deri më tani Bekaj ka luajtur vetëm 7 ndeshje mes Superligës turke dhe Kupës së Turqisë.