Fëmijët në Stamboll morrën biçikleta për shkak të pjesëmarrjes në namazin e mëngjesit në xhami, për 40 ditë rresht.
Ata morën shpërblimin në Xhaminë e Sulltan Selimit, në lagjen Fatih të Stambollit. Ideja ishte që fëmijët të bëheshin të rregullt në faljen e namazit të mëngjesit me xhemat (në kongregacion), që është virtyt i madh dhe që inkurajohet në Islam.
Shumë nëna do t’i shoqëronin fëmijët e tyre në xhami, për t’i inkurajuar ata në faljen e namazit. Oborri i xhamisë ishte i mbushur me biçikleta dhe kishte një atmosferë festive me rastin e shpërndarjes së tyre./Mesazhi/