Ballina Kulturë Histori Fakte për Luftën e Ftohtë, që me siguri nuk i keni ditur

Fakte për Luftën e Ftohtë, që me siguri nuk i keni ditur

Si filloi Lufta e Ftohtë? Cilat ishin shkaqet? Kush ishte përfshirë në Luftën e Ftohtë? Është e komplikuar, por në thelb ishte një garë midis Lindjes dhe Perëndimit. Midis komunizmit dhe kapitalizmit. Për ata që janë të uritur për pakëz histori, ja 25 fakte për Luftën e Ftohtë që ndoshta nuk i dinit!

BRSS mund të identifikonte pasaportat e rreme të Bashkimit Sovjetik, sepse kapëset metalike nuk ndryshkeshin. (Pasaportat e tyre të vërteta përdornin metal me cilësi shumë të ulët, që gërryhej shumë shpejt.)

Sirenat “Chrysler Air Raid” që ishin vendosur nëpër Amerikë gjatë asaj periudhe ishin aq të fuqishme, saqë mund të kthenin mjegullën në shi!

Në një moment, SHBA-ja konsideroi hedhjen e prezervativëve me përmasë të madhe në BRSS që mbanin etiketën “i mesëm”. Qëllimi ishte të demoralizonin armikun.

CIA bëri një herë një plan që të rruante fshehurazi mjekrën e Fidel Kastro, për ta diskredituar publikisht imazhin e tij.

Zyrtarët rusë mendonin se ndërtimi në qendër të Pentagonit ishte një dhomë e fshehtë mbledhjesh. Në realitet, ishte stendë për hot dog-ë.

Kanadaja rivendosi “Inuit”-in në Arktik, me qëllim që të theksonte kontrollin mbi rajonin. (BRSS ishte shumë e interesuar për Rrugën Veriperëndimore).bota.al.

BRSS dhe SHBA pothuajse patën një program të përbashkët hapësinor, por pasi u vra Kennedy, plani u la mënjanë. Arsyeja? Sovjetikët nuk i besonin Presidentit Johnson.

Termi “Lufta e Ftohtë” u shpik nga George Oruell në librin e tij “Ferma e Kafshëve”. Për ata që nuk e dinë, “Ferma e Kafshëve” është një libër që vë në lojë stalinizmin.

Në një përpjekje për të lehtësuar tensionet midis BRSS dhe Perëndimit, piloti 18-vjeçar gjerman Mathias Rust fluturoi përmes mbrojtjes sovjetike dhe u ul në Sheshin e Kuq.

Drerët pranë kufirit të Republikës Çeke dhe Gjermanisë ende refuzojnë të kalojnë nga njëra anë në tjetrën. Me sa duket, ata janë mësuar që të presin një goditje elektrike nga një prej gardheve kufitare.

Bomba e Carit është arma më e madhe bërthamore që do të shpërthente ndonjëherë. Sovjetikët e kryen shpërthimin në Arktik dhe reja u ngrit sa 7 herë lartësia e malit Everest!

Gjatë Luftës së Ftohtë, CIA ndërmori diçka që quhej Operacioni Kitty. Nëse mendoni se kishte të bënte me mace spiune, atëherë keni të drejtë. Ata shpenzuan 15 milionë dollarë për veshjen e maceve me pajisje spiune.

9 presidentë ishin në detyrë gjatë Luftës së Ftohtë. Ata ishin Harry Truman, Duight D. Eisenhouer, John F. Kennedy, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon, Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe George H. Bush.

Bota e parë fillimisht i referohej Perëndimit (SHBA, Evropëa dhe aleatët e tyre). Bota e dytë i referohej BRSS-së dhe aleatëve të vet. Bota e tretë i referohej vendeve neutrale. Imagjinoni, Zvicra është tek bota e tretë!

Në vitin 1945, një grup fëmijësh sovjetikë i dhanë ambasadorit amerikan një vulë për zyrën e tij. Shtatë vjet më vonë, u zbulua se brenda saj ndodhej një pajisje dëgjimi. Që atëherë pajisja është quajtur “The Thing” (Gjëja).

Një avion korean Boeing 747 (fluturimi 007) u rrëzua në vitin 1983, sepse shkeli hapësirën sovjetike. Kjo nxiti SHBA që për herë të parë të bënte publike teknologjinë GPS.

Në një përpjekje për të demonstruar epërsi, SHBA konsideroi idenë që të shpërthente një bombë bërthamore në Hënë.

Arinjtë e droguar u përdorën nga Forcat Ajrore për të testuar vendet e katapultave në avionë.

Kur CIA vuri re fusha futbolli në Kubë, atëherë nisën dyshimet, sepse “rusët luajnë futboll, ndërsa kubanët luajnë bejsboll”.

Të dy palët e përdorën me tepri propagandën. Harta u krijuan edhe me qëllimin e posaçëm për ta shfaqur armikun më të madh dhe më të afërt se sa ishte në të vërtetë.

Bashkimi Sovjetik ishte (dhe Rusia ende është) i njohur për operimin e “qyteteve të mbyllura”. Në thelb, këto ishin qytete të tërë, ku civilët nuk lejoheshin në largoheshin.

BRSS është një nga vendet e pakta në histori që ka pasaporta të brendshme. Në thelb, ju nuk mund të udhëtoni kudo që dëshironi. Sot, rusët ende përdorin pasaportat e tyre të brendshme si karta identiteti.

Koloneli sovjetik Stanislav Petrov po vëzhgonte radarët kur ata tregonin një sulm total nga SHBA. Ai kishte një mëdyshje dhe vendosi që të mos godiste. Arsyeja? Dyshonte se ishte gabim. Për fat të mirë, për gjithë ne të tjerët, ai kishte të drejtë.

Reklamat hekurudhore gjatë Luftës së Ftohtë mburreshin se hekurudhat ishin aq të rëndësishme, saqë sovjetikët do t’i bombardonin ato të parat.

Mes viteve 1960 dhe 1968, Forca Ajrore amerikane mbante të paktën një bombardues të armatosur bërthamor në fluturim të vazhdueshëm (Operacioni Chrome Dome)./Mesazhi/

Exit mobile version