Një grup studiuesish nga Kosova, konkretisht nga Instituti Albanalogjik, gjatë qëndrimit për vizitë në Ankara të Turqisë kanë vizituar edhe Bibliotekën Kombëtare të Turqisë, me ç’rast kanë hasur në vepra në gjuhën shqipe me alfabet osman, që pretendohet se janë përdorur në kohën e Perandorisë Osmane.
Këtë për mesazhi.com e ka konfirmuar njëri ndër studiuesit, profesori historian Dr. Nuridin Ahmeti, i cili ka deklaruar se në këtë bibliotekë janë të arkivuara edhe një numër i konsiderueshëm i gazetave dygjuhësore osmanisht dhe shqip.
“Në Bibliotekën Kombëtare të Turqisë. Përveç tjerash ka 28 mijë vepra në dorëshkrim, prej tyre 6 mijë nga hapësirat e Ballkanit. Një numër i konsiderueshëm i veprave në dorëshkrim janë në gjuhën shqipe me alfabet osman”, pohon Dr. Ahmeti.
Gjithashtu, në këtë Bibliotekë ishte edhe një numër i konsiderueshëm i gazetave dygjuhësore osmanisht dhe shqip, të cilat kanë dalur në kohën e Perandorisë.Osmane”, ka pohuar historiani Dr. Nuridin Ahmeti. /MESAZHI/