1. Çdo 8 minuta dikush dhuron gjak nëpër botë.
2. Çdo i 10-ti person që hyn në spital do të ketë nevojë për gjak.
3. Zemra rreh 2,5 miliardë herë gjatë jetës së një 75-vjeçari.
4. Nevojiten vetëm 20 deri në 60 sekonda për një pikë gjaku që të udhëtojë nga zemra përgjatë gjithë trupit tuaj, dhe të kthehet përsëri në zemër.
5. Trupi i njeriut prodhon 17 milionë qeliza të kuqe të gjakut për sekondë. Në rast emergjence, trupi mund të prodhojë deri në 7 herë më shumë (që i bie deri në 119 milionë qeliza të kuqe të gjakut për sekondë).
6. Arsyeja numër 1 pse dhuruesit thonë se japin gjak, është sepse ata “duan të ndihmojnë të tjerët”.
7. Afati i ruajtjes së qelizave të kuqe të gjakut është deri në 42 ditë.
8. Jo të gjithë që duan të japin gjak, lejohet ta bëjnë këtë. Njerëzit zakonisht i nënshtrohen një procesi të skrinimit për sëmundje të transmetueshme para se të lejohen të dhurojnë gjak.
9. Pacientët që vuajnë nga anemia kanë nevojë për transfuzion gjaku, në mënyrë që të rritet numri i qelizave të kuqe në gjakun e tyre.
10. Dhurimi i gjakut. Merr vetëm një orë të kohës suaj, por mund t’i shpëtojë një jetë të tërë dikujt. /FM/Nga: Dr Jeton Zenuni, Transfuzioni i Gjakut