Ballina Kuriozitete Fakte interesante në lidhje me gjakun e njeriut IV

Fakte interesante në lidhje me gjakun e njeriut IV

1. Ne e konsiderojmë qelbin të neveritshëm, por në të vërtetë ai nuk është asgjë më tepër sesa qeliza të bardha të gjakut që vdesin duke mbrojtur trupin tonë nga infeksionet.

2. I vetmi vend ku nuk mund të gjendet gjaku në trupin e njeriut është kornea (sy), sepse ajo ka aftësi të marr oksigjenin direkt nga ajri.

3. Gjatë ftohjes, rritet furnizimi i gjakut në enët e gjakut në hundë. Kjo ndodh për të mbajtur hundën të ngrohtë. Si rezultat i kësaj, vie deri te zgjerimi i enëve të gjakut dhe rritet prodhimi i mukusit që çon deri te rrjedhja e hundës.

4. Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë që mund të përdoret për të dërguar oksigjen direkt në gjak, pa përdorur mushkëritë.

5. Mushkonjat kanë një preferencë të çuditshme për grupin e gjakut që thithin. Ata preferojnë grupin e gjakut O më shumë se grupet e tjera të gjakut.

6. Nevojiten 1.200.000 mushkonja që të thithin përnjëherë gjithë gjakun nga trupi i një njeriu.

7. Më shumë se 1.500 litra gjak filtrohen nga veshkat tona çdo ditë.

8. Gati 1/4 e qelizave totale në trupin e njeriut janë qelizat e kuqe të gjakut. Pra, numri i përgjithshëm i qelizave të kuqe të gjakut në një trup të rritur të njeriut është rreth 20-30 trilion. Numri i përgjithshëm i qelizave të bardha të gjakut në një trup të rritur të njeriut është ndërmjet 4.000 dhe 11.000.

9. Rreth dy milionë qeliza të kuqe të gjakut në një trup të rritur të njeriut vdesin çdo sekondë.

10. Rreth 2 milion qeliza të kuqe të gjakut prodhohen në palcën e eshtrave çdo sekondë, në mënyrë që ata të zëvendësojnë qelizat e vdekura. /Familjadheshendeti.com /Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzioni i Gjakut

Exit mobile version