1.Trombocitet janë krejtësisht ndryshe dhe janë përgjegjës për mpiksjen e gjakut, sa herë që ndodh gjakderdhja për shkak të prerjes ose plagës. Kjo parandalon humbjen e padëshiruar të gjakut.
2. Ndonëse koagulimi i gjakut është i menduar për të mirën tonë, ai mund të bëhet i rrezikshëm. Nëse mpiksja e gjakut ndodh në enët e gjakut të zemrës, mund të vie deri te një sulm në zemër. Ngjashëm, mpiksja e gjakut në tru mund të çojë deri te goditja në tru.
3. Gjaku nuk është përgjegjës vetëm për transportin e oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit. Ai gjithashtu bën edhe transportin e lëndëve ushqyese në qelizat e trupit. Në të njëjtën kohë, gjithashtu largon materiet e panevojshme nga qelizat.
4. Shtypja e gjakut është në fakt presioni i ushtruar nga gjaku në muret e enëve të gjakut. Shtypja e gjakut është një shenjë vitale e jetës.
5. Shtypja e lartë e gjakut nënkupton rritjen e rrezikut nga pika në tru dhe sulmi në zemër.
6. Tensioni mesatar i gjakut ndryshon nga një person në tjetrin, pavarësisht faktit se standardi i shtypjes së gjakut konsiderohet 120/80 mmHg.
7. Megjithëse për ne janë të njohura llojet e zakonshme të gjakut A, B, AB dhe O, të cilat janë pjesë e sistemit të thjeshtuar ABO, ekzistojnë rreth 30 grupe ose tipe të ndryshme të njohura të gjakut.
8. Një trup i njeriut moshërritur ka 100,000 kilometra të enëve të gjakut që qarkullojnë në të gjithë trupin.
9. Vëllimi mesatar i gjakut i pranishëm në një trup mashkulli moshërritur në mesatare është 5.6 litra, ndërsa një trup femre moshërritur përmban mesatarisht 4.5 litra gjak.
10. Një foshnje e porsalindur do të ketë rreth 1 filxhan gjak në trupin e tij/saj.
Familjadheshendeti.com / Përgaditi DR Jeton Zenuni, Transfuzioni i Gjakut