Ballina Kuriozitete Fakte interesante në lidhje me gjakun e njeriut

Fakte interesante në lidhje me gjakun e njeriut

 

1. Plazma e gjakut përbën rreth 55% të vëllimit total të gjakut në trupin e njeriut.

2. Gjaku përbëhet nga një lloj i veçantë i qelizave të bardha të gjakut të njohura si granulocite. Këto qeliza qarkullojnë përgjatë mureve të enëve të gjakut dhe kërkojnë bakteriet. Nëse gjejnë ndonjë bakterie të dëmshme, granulocitet do t’i shkatërrojnë këto baktere duke i mbërthyer ato.

3. Qelizat e kuqe të gjakut mbijetojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut për jo më shumë se 120 ditë.

4. Trombocitet dhe qelizat e kuqe të gjakut prodhohen vazhdimisht nga palca e eshtrave.

5. Qelizat e kuqe të dhuruara nuk mund të ruhen për më shumë se 42 ditë.

6. Trombocitet e dhuruara nuk mund të ruhen për më shumë se 5 ditë.

7. Plazma e dhuruar e gjakut mund të ruhet për 1 vit në gjendje të ngrirë.

8. Trombocitet, qelizat e kuqe të gjakut dhe plazma e gjakut mund të jepen veçmas, në vend të dhurimit të gjakut në tërësi. Ky lloj i dhurimit njihet si aferezë.

9. Njerëzit mund të kenë zemër artificiale, por nuk ka absolutisht asnjë zëvendësim për gjakun e njeriut. Nuk ka gjë të tillë që quhet gjak artificial.

10. Trupi ynë ka rreth 0.2 mg ar. Pjesa dërmuese e këtij ari ndodhet në të vërtetë në gjakun tonë.//Familjadheshendeti.com /Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzioni i Gjakut

Exit mobile version