Ndahet me shtypin francez një pjesë e intervistës së parë të bashkëshortes së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pasi që ai u zgjodh si president, e cila do të publikohet në revistën Elle.
Brigitte Macron, e cila është njohur me bashkëshortin e saj kur ajo ishte mësuesja e tij në shkollën e mesme të lartë, është 25 vjet më e madhe se presidenti Macron dhe tani është në moshën 64 vjeçare. Lidhur me marrëdhëniet e tyre Brigitte Macron thotë se “Nëse nuk do e kisha ndjekur dashurinë tonë jeta ime do të më kishte ikur”.
Në intervistë Macron është shprehur se “Faji i vetëm i bashkëshortit tim është që është më i ri se unë”.
Lidhur me kërkesën e presidentit Macron që ajo të fitojë status ligjor si bashkëshorte e presidentit, Brigitte Macron, thotë se në kuadër të këtij statusi ajo nuk do të marrë ndonjë pagesë.
Duke vënë në dukje se aktivitetet zyrtare të saj do të publikohen nëpërmjet internetit dhe që do të mund të ndiqen tërësisht, Macron thotë se “Ashtu si ato përpara meje unë do ta përmbush detyrën time publike, por populli francez do të mund ta ndjekë se si po e bëj këtë.”
Punimet e presidentit Macron për fitimin e statusit ligjor të bashkëshorteve të presidentëve shkaktuan reagime në opinionin publik për shpenzime të mundshme.