Fadil Demaku, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit të Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës, për shkak të vendimit që ka dhënë shkalla e dytë e Gjykatës së Apelit, duke vërtetuar dënimin e shkallës së parë për rastin “Drenica 2”.
Demaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi është krejtësisht i montuar dhe e ka quajtur skandaloz dhe pa asnjë fakt.
Demaku ka thënë se lufta e UÇK-së, është vlerë kombëtare, që ka rezultuar me bërjen e shtetit të Kosovës, duke shtuar se është krenar për këtë.
Ky është postimi i plotë i Demakut në Facebook:
“Të nderuar miq dhe qytetarë pas vendimit të djeshëm të gjykatës së apelit me saktësisht misionit EULEX për të na dënuar, gjoja për krime lufte në një proces krejtësisht të montuar, skandaloz pa asnjë fakt të vetëm , kundër gjitha normave juridike të drejtësisë dhe të motivuar ne forma të ndryshme edhe prej shumë qarqeve të caktuara të cilat nuk mund ta ndryshonin voten e lirë të qytetareve për ne.
Sot kam dhenë dorëheqja nga pozita e Deputetit ne Parlamentin e Kosovës .
Dua të falenderoj me krejt qenien time të gjithë ata që me votuan për dy mandate si deputet ne Parlamentin e Kosovës. Dua të falenderoj të gjithë ata që na perkrahin ne të drejtën tonë të padiskutueshme .
Lufta e UÇK-së është vlera jonë me e madhe kombetare duke rezultuar edhe me bërjen e shtetit tonë. Jam krenarë që isha pjesë e saj me gjithë familjen time. Te sakrifikosh per atdhe kur është i roberuar është detyrë e çdo qytetari të ndershëm edhe pse është mision tejet i veshtirë .
Askush nuk do arrijë të kontestojë vlerat dhe idealet e UÇK-së përmes inskenimeve të tilla dhe shfrytezimit të gjykatave misionare pa asnjë llogaridhënje e që abuzojnë me drejtësinë.
Besimi i qytetareve ndaj nesh është me i fortë se çdo inskenim i çfaredo lloji qofte.
Koha do të jetë deshmitar i pathyeshëm i veprimeve të çdonjërit prej nesh. Pavarësisht të gjithave e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjejë”, shkruan ai.