Facebooku po i mund të gjitha kanalet e tjera

Marketingu është çelësi i suksesit për çdo biznes. Nëse ju jeni tashmë një sipërmarrës ose planifikoni për t’a nisur biznesin tuaj të ri këtë vit, është e rëndësishme që të keni strategjinë tuaj të marketingut më përpara.

Është shumë e rëndësishme që ju të vendosni një buxhet dhe t’a provoni një kanal të marketingut në një kohë për t’a parë ROI-n dhe të vendosni për t’a mbajtur atë apo të lëvizni më tutje. Unë besoj se reklamat e Facebook-ut do t’i tejkalojnë të gjitha kanalet e tjera të marketingut dixhital në vitin 2017.

Këtu janë 8 arsyet se pse është më e logjikshme për bizneset që t’i përdorin gjigandët e mediave sociale për t’i reklamuar produktet e tyre.

1. Audienca e shënjestruar vetë

Fushatat e reklamimit të Facebook-ut janë ndërtuar rreth (dhe për) audiencat e veçanta. Për këtë arsye, Mjeti i Audiencës së Veçantë të Facebook-ut mund të bëjë magji. Ky mjet u mundëson reklamuesve të ngarkojnë listat e kontakteve të tilla si email, UID, dhe numrat e telefonit në mënyrë që të mund t’i shënjestrojnë ata me reklama të caktuara.

Kjo është e përkryer për të gjithë, nga sipërmarrësit me vetëm disa qindra kontakte e deri te ndërmarrjet gjigante me qindra mijëra. Merrini këto zgjedhje të kaluara si shembull. Donald Trump fitoi zgjedhjet me reklama $ 150 milion dollarëshe të Facebook-ut dhe Instagram-it në javët e fundit të fushatës.

Ekipi i Trump-it mori regjistrin e saj me porosi (Project Alamo) që përmban profilet e identifikimit të 220 milionë amerikanëve. Me mbarimin e kohës, operacioni dixhital i Trump-it ekzekutoi një strategji të minutës së fundit me reklama të Facebook-ut duke i dekurajuar amerikanët për votimin e Hillary Clinton.

Më 8 nëntor, erdhi në përfundim me një numër rekord të ulët të votuesve në votime në Fortesat Demokratike. Një pjesë e mirë e kësaj mund t’i atribuohet përpjekjeve të Projektit Alamo të Trump-it.

2.Dukshmëria maksimale me kosto minimale

Nëse jeni duke planifikuar për të nisur një biznes online, ju duhet të ndërtoni aty ku janë njerëzit. Aktualisht, Facebook-u është në #3 për platformën më të popullarizuar në internet me 1.79 miliardë përdorues aktiv mujor. Reklamimi në Facebook është relativisht më e lirë se në Google.

Gjithashtu, shikimet e videove në Facebook janë më të lira se në YouTube. Hulumtimet tregojnë se konsumatorët shpenzojnë 90% të kohës së tyre në në Aplikacione dhe Facebook të cilët e udhëheqin rrugën si platformat më të shkarkuara të gjysmës së parë të vitit 2016. Edhe pse ju nuk duhet t’i shpenzoni të gjitha paratë tuaja në reklama në Facebook, këto shifra janë thjesht shumë të mëdha për t’u injoruar.

3. Ndërgjegjësimi i hershëm i markës

Facebook-u mund të punojnë si PR, nëse menaxhohet në mënyrë strategjike. Reklama e Ndërgjegjësimit të Markës përdor një kombinim në kohë reale të matjes së përfaqësimit me arritjen dhe vëmendjen të cilën e jep përdoruesi për një fushatë për t’i siguruar markave ekspozimin maksimal.

Duke filluar herët me këtë është kritike në mënyrë që fushata më vonë të mund të ketë një audiencë të madhe. Qëllimi është për të kapur vëmendjen e të gjithë bordit për të dalë përpara njerëzve të cilët kanë më shumë gjasa të jenë të interesuar në markën tuaj.

4. Transmetimi Drejtpërdrejtë në Facebook

Videoja është kampioni i padiskutueshëm i angazhimit dhe ndarjes së konsumatorëve. Transmetimi Direkt në Facebook u prezantua në vitin e kaluar dhe ka bërë bujë të madhe. Kjo i lejon çdo përdoruesi që të regjistrojë video direkte dhe t’a ndajnë atë me miqtë. Bizneset mund t’a përdorin këtë në avantazhin e tyre në disa mënyra.

Të sigurojnë një eksperiencë të prapaskenës për konsumatorët.
Të tregojnë shikim paraprak të produkteve dhe përditësimeve të reja.
Të promovojnë evente.
T’u përgjigjen pyetjeve.
Njerëzit shpenzojnë 3x më shumë kohë në shikimin e videove direkte se sa përmbajtje të përpunuar. Me këtë në mendje, është duke u bërë një kërkesë për t’i përfshirë ato në marketingun në Facebook.

5. Robotët e Bisedave

Që prej kur Mark Zuckerberg na njoftoi me planin 10-vjeçar të Facebook-ut, çdo biznes është duke u përpjekur për t’a shfrytëzuar Facebook Messenger për të komunikuar me klientët e tyre. Për një arsye të mirë: ajo tani ka një miliard përdorues aktivë në muaj. Më parë, Shopify njoftoi se do t’i lejojnë dyqanet e tyre të shesin direkt në Facebook Messenger.

Ky është një ndryshim i lojës. Kur më shumë biznese të fillojnë shitjen në Facebook, angazhimi i përdoruesit dhe orët e shpenzuara në platformën do të vazhdojnë të rriten. Me më shumë konsumatorë të cilët ndërveprojnë me marka në Facebook, përdorimi i robotëve të bisedave në mënyrë të pashmangshme do të bëhet një domosdoshmëri.

Me robotët e bisedave, ju do të jeni në gjendje të krijoni mesazhe të strukturuara duke përfshirë imazhe, lidhje, dhe thirrje për butonat e veprimit. Markat do të jenë në gjendje të hartojnë robotë në mënyrë që biseda me klientët dhe blerja mund të jetë e menjëhershme.

6. Reagim i shpejtë

Në ditët e vjetra, kur bizneset kërkuan arritjen e bazës së tyre të konsumatorëve për reagime të produkteve apo shërbimeve, ata do të duhej të bënin gjëra të tilla si vendvotime të drejtpërdrejta nëpërmjet postës apo sondazheve të thirrjeve të ftohta. Për fat të mirë, ato ditë kanë mbaruar dhe markat nuk duhet të shohin më tej se sa në mediat sociale.

Facebook-u e bën të lehtë për bizneset për t’a postuar një pyetje në statusin e tyre dhe të rrinë duarkryq dhe t’i shikojnë komentet. Koha është ndoshta pasuria më e vlefshme në biznes. Facebook-u është i mrekullueshëm për kompanitë në kërkim për të marrë një përshtypje të imazhit dhe produktit të tyre në mënyrë të shpejtë kështu që ata të mund të shohin se çka punon dhe çka nuk punon.

7. Psikologjia e konsumatorit

Një nga përparësitë më të mëdha të Facebook-ut (ose mediave sociale në përgjithësi) është se ajo i jep të gjithëve një zë që do të dëgjohet. Përveç kësaj për t’a siguruar aftësinë për të ndarë mendime për produkte ose shërbime, Facebook u mundëson përdoruesve t’i mbështesin bizneset brenda komunitetit të tyre thjesht duke e goditur butonin “Pëlqejë”.

Kompanitë mund t’a balancojnë këtë fenomen dhe t’i kthejnë përdoruesit e përditshëm në ndikues të markave. 9 në 10 konsumatorë i marrin fjalët e kolegëve të tyre në konsideratë gjatë procesit të blerjes. Pse nuk e lejoni klientin tuaj të flasë për ju?

8. Rritja

Facebook është duke u përmirësuar nga dita në ditë. Në katër vitet e fundit, numri i përdoruesve është pothuajse i dyfishuar. E ardhmja duket shumë e ndritshme. Do të ketë më shumë përdorues të tregojnë përmbajtjen tuaj dhe reklamat do të vazhdojnë të jenë më të mira dhe më të lira. Vetëm vitin e fundit, Facebook ka nisur një numër të karakteristikave të reja të tilla si:

– Transmetimi Direkt në Facebook
– Shërbimet Profesionale të Facebook
– Facebook-u në Punë
– Kërkimi i Përmirësuar
– Integrimi i Uber/Lyft
– Seksioni i Blerjes në Facebook
– Artikuj të Menjëhershëm
-Eventet e Facebook-ut
– Financimi në Grup Pa-Fitim

Kjo është një kohë shumë emocionuese për Facebook. Pronarët e biznesit dhe sipërmarrësit duhet t’a shtrëngojnë veten e tyre dhe të përgatiten për t’i bërë këto veti një pjesë të konsiderueshme të strategjive të tyre të marketingut. Nuk duhet mohuar se Facebook është këtu për të qëndruar.

Është e mahnitshme të mendojmë se ajo që filloi si një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar në kontakt me miqtë është kthyer në një platformë që lidh të gjithë njerëzit dhe markat në të gjithë botën. Mbani veshët hapur për zhvillimet e reja në lidhje me se si Facebook mund të ndihmojë për të ndërtuar biznesin tuaj në të ardhmen.

Nëse ju jeni fillestar i reklamave në Facebook, ja ku është një udhëzues hap pas hapi për të mësuar gjëra në lidhje me reklamimin në Facebook./Mesazhi/