Facebook njoftoi ditën e sotme se së shpejti do të aplikojë disa ndryshime në News Feed të cilat do e bëjnë më të shpejtë shpërndarjen e lidhjeve dhe hapjen e uebfaqeve përfshirë edhe Instant Articles.
Kompania gjithashtu tha se ndryshimet do të ndikojnë negativisht në ato faqe lidhjet e të cilave hapen ngadalë.
Ky përditësim do të implementohet gradualisht në muajt në vijim duke u dhënë mjaftueshëm kohë publikuesve për të marra masat e duhura.
Në një postim në blog inxhinierët e Facebook Jiayi Wen dhe Shengbo Guo thanë se ndryshimet vinë si përgjigje ndaj ankesave të komunitetit lidhur me hapjen e ngadaltë të uebsajteve.
Sipas Facebook, 40% e përdoruesve nuk do të presin më shumë sesa 3 sekonda për tu hapur një faqe, dhe rrjeti social dëshiron që përdoruesit të lexojnë atë që u intereson.
Për këtë Facebook merr në konsideratë dy faktorë: shpejtësinë e lidhjes suaj të internetit dhe shpejtësinë e uebsajtit.
Nëse këto dyja janë të ngadalta, atëherë lidhjet do të zhvendosen më në brendësi të News Feed dhe jo në krye.
TechCrunch tha se publikuesit që përdorin Instant Articles nuk do të kenë rënie të shtrirjes së postimeve./Mesazhi/