Por ata që menaxhojnë faqen në përshkrimin e saj thuhet se janë Egjipt. Llogari ka vetëm 11 postime dhe shumica janë ripostime të cicërimave të Musk.
Pavarësisht përpjekjeve të Facebook për të identifikuar llogari popullore të dyshimta dhe bllokuar ato, rrjetit social i ka shpëtuar një e tillë dhe jo pa shumë zhurmë.
Facebook gabimisht verifikoi një faqe ndjekësish të Elon Musk sikur të ishte llogaria zyrtare e tij. Mbi të gjitha është një faqe që përdoret nga një mashtrues bitcoin.
Faqja kishte 153 mijë ndjekës dhe e kujtdo mund të jetë por jo e Elon Musk. Në një postim të fundit faqja ju kërkon ndjekësve të dërgojnë 1000 dollarë në bitcoin për të marrë 2000 në këmbim.
Por ata që menaxhojnë faqen në përshkrimin e saj thuhet se janë Egjipt. Llogari ka vetëm 11 postime dhe shumica janë ripostime të cicërimave të Musk.
Procesi i verifikimit të Facebook kërkon që pronarët e llogarive të dërgojnë provën e identitetit si një patentë apo pasaportë. Por mashtruesit kanë arritur shpeshherë të gjejnë rrugëzgjidhje këtyre mekanizmave. /PCWorld