Messenger sot merr mëse 150 milionë video thirrje në ditë. Aplikacioni WhatsApp po në pronësi të Facebook ofron enkriptim fundor prej kohësh.
Rrjeti social Facebook vendosi të shtojë enkriptimin fundor për thirrje zanore dhe video në aplikacionin Messenger.
Për herë të parë në 2016-ën Facebook Messenger erdhi enkriptimi fundor por ishte i disponueshëm vetëm për bisedat sekrete në Facebook.
Por teknologjia tani ofrohet për të gjithë përdoruesit e Messenger dhe vendimi për integrimin e saj sipas Facebook erdhi pas rritjes së ndjeshme të thirrjeve.
Messenger sot merr mëse 150 milionë video thirrje në ditë. Aplikacioni WhatsApp po në pronësi të Facebook ofron enkriptim fundor prej kohësh.
Edhe aplikacione të tjera si Zoom, Signal dhe Apple FaceTime kanë enkriptim fundor. /PCWorld Albanian