I njëjti individ kishte grumbulluar informacione edhe nga objektiva të tjerë tha Facebook, përfshirë një bankë të madhe në Ukrainë.
Facebook ka vendosur të reagojë ligjërisht ndaj përvetësimeve masive të të dhënave të përdoruesve. Sipas The Record, rrjeti social ka paditur ukrainasin Alexander Solonchenko për përvetësimin e të dhënave të mëse 178 milionë përdoruesve.
Solonchenko kishte shfrytëzuar një problem në funksionin e importimit të kontakteve dhe përmes një mjeti të automatizuar që ngjan me mjetet e importimit të Android kishte përvetësuar numra telefoni dhe informacione të tjera të miliona përdoruesve.
Kjo fushatë ishte realizuar gjatë periudhës Janar 2018 – Shtator 2019 ndërsa informacionet u shitën në tregun e zi në Dhjetor të 2020. Facebook e kishte gjurmuar Solonchenkon i cili kishte përdorur detajet e kontaktit të punës së tij gjatë regjistrimit në forum.
I njëjti individ kishte përvetësuar informacione edhe nga objektiva të tjerë tha Facebook, përfshirë një bankë të madhe në Ukrainë.
Në padinë e rrjetit social kërkohet dëmshpërblim dhe ndalim i Solonchenko të aksesojë Facebook. Gjithsesi ky nuk është incidenti më i madh i këtij lloji sepse në fillim të vitit haker të paidentifikuar kishin përvetësuar informacione të 533 milionë përdoruesve. /PCWorld