Përdoruesit u detyruan të shkarkojnë aplikacionin Messenger më vete për të dërguar mesazhe tek përdoruesit e tjerë të Facebook apo bërë thirrje.
Facebook ka vendosur të rikthejë funksionet e thirrjeve zanore dhe audio në aplikacionin kryesor pasi i hoqi ato për ti vendosur tek Messenger në 2014-ën.
Përdoruesit në disa vende të botës tashmë kanë mundësi të bëjnë thirrje audio dhe video direkt nga aplikacionin Facebook. Aktualisht ky funksionalitet po testohet dhe do të reduktojë kohën që ju duhet përdoruesve për të nisur një thirrje duke kapërcyer nga Facebook në Messenger.
Përpara 2014-ës, Facebook dhe Messenger kanë qenë një aplikacion i vetëm, por rrjeti social vendosi ti ndante. Përdoruesit u detyruan të shkarkojnë aplikacionin Messenger më vete për të dërguar mesazhe tek përdoruesit e tjerë të Facebook apo bërë thirrje.
Facebook ka testuar edhe me ofrimin e një versioni të kufizuar të Messenger në aplikacionin kryesor. Lëvizja e fundit mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm drejt unifikimit të platformave të komunikimit në pronësi të Facebook si Instagram, Messenger dhe WhatsApp. /PCWorld Albanian