Autoriteti Irlandez është shumë i rëndësishëm në hetime të tilla duke qenë se zyrat qendrore të Facebook në Evropë janë në Dublin.
Autoriteti Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave nis një hetim ndaj rrjetit social Facebook për rrjedhjen e informacionit të 500 milionë përdoruesve.
Facebook pretendonte se ato informacione ishin të vjetra dhe datonin nga 2019-ta por autoritetet besojnë se ka pasur shkelje të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave.
Autoriteti Irlandez është shumë i rëndësishëm në hetime të tilla duke qenë se zyrat qendrore të Facebook në Evropë janë në Dublin.
Një set të dhënash prej 533 milionë përdoruesit nga 106 vende të botës u publikuan në një forum hakimi online në fillim të këtij muaji.
Të dhënat ishin marrë nga vetë Facebook po rrjeti social tha se ishte përvetuar nga një mjet i cili tashmë është hequr për shkak të abuzimeve të zbuluara me të.
Nëse hetimi arrin në përfundimin se ka shkelje të ligjit Evropian të privatësisë GDPR, atëherë Facebook mund të gjobitet me 4% të të ardhurave vjetore.