Facebook ne panik, 2 punonjës preken me materien sarin

Dy persona raportohet të jenë ekspozuar ndaj materies vdekjeprurëse “sarin” në bazën e rrjetit social Facebook në Kaliforni.

Lajmin e ka konfirmuar për Reuters një zyrtar i sigurisë së kompanisë.

“Kemi dy punonjës të ekspozuar por ata nuk po shfaqin ende simptomat e rrezikshme”, tha zyrtari.

Dy ndërtesat e kompanisë janë evakuuar plotësisht, dhe agjentët e zyrës federale të hetimeve në San Francisko kanë rrethuar objektin për hetime.

Përfaqësuesit e Facebook ende nuk kanë dalë me asnjë deklaratë.

Sarini është një element toksik që prek sistemin nervor dhe përdoret si armë kimike.