Facebook masa të ashpra për grupet

Nëse një grup shkel standardet, moderatorët dhe administratorët mund të aprovojnë postimet vetëm në mënyrë të përkohshme. Nëse një moderator vazhdon të postojë përmbajtje që shkelin standardet, rrjeti social mund të mbyll grupin.

Facebook ka ashpërsuar masat për grupet të cilat thyejnë rregullat e rrjetit social. Nëse një grup shkel politikat e Facebook, platforma do të rrisë ndëshkimet në mënyrë graduale derisa grupi të mbyllet plotësisht.

Fillimisht rrjeti social do të shfaqë njoftime të cilat pyesin përdoruesit nëse duan ti bashkohen një grupi i cili ka shkelur vazhdimisht standardet e komunitetit. Njoftimi ju jep përdoruesve dy opsione: Review Group ose Join Group.

Kështu përdoruesit mund të rikonsiderojnë nëse duan të bëhen pjesë e një grupi. Facebook gjithashtu do të kufizojë limitin e ftesave. Ndërsa përdoruesit të cilët shkelin rregullat do të shohim postimet e tyre të zhvendosen më poshtë në rënditje duke i bërë më të vështira për ti gjetur.

Nëse një grup shkel standardet, moderatorët dhe administratorët mund të aprovojnë postimet vetëm në mënyrë të përkohshme. Nëse një moderator vazhdon të postojë përmbajtje që shkelin standardet, rrjeti social mund të mbyll grupin.

Së fundi Facebook do të vërë përpara përgjegjësisë edhe personat që shkelin politikat duke ju hequr mundësinë për të postuar apo komentuar në çdo grup. Atij do ti ndalohet të krijojë një grup apo të ftojë të tjerë në grupe.