Facebook heq reagimet për të zvogëluar presionin te përdoruesit

Facebook do të ndjekë hapat e Instagramit duke fshehur numrin e pëlqimeve në postimet e përdoruesve në Australi.

Nga e premtja, përdoruesit australianë nuk do të jenë më në gjendje të shohin numrin e pëlqimeve – ose reagimeve në postimet e një personi tjetër.

Ndryshimi i diskutueshëm është paralajmëruar nga platforma simotër, Instagram, që nga korriku. Facebook tha se heqja e pëlqimeve nga faqja ishte një përpjekje për të zvogëluar presionin social midis përdoruesve.

Njerëzit do të jenë akoma në gjendje të shohin numrin e pëlqimeve në postimet e tyre, tha kompania.